Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti i keq, Peleshi: Situata është përmirësuar shumë në veri. Reshjet po transferohen në jug

13:13 / November 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka folur për situatën e përmbytjeve në veri, ku tha se situata në zonat e prekura po përmirësohet, dhe se reshjet po transferohen në jug. Peleshi tha se tani kanë mbetur vetëm 24 familje të evakuuara. “Kanë vazhduar reshjet me një intensitet mesatar në veri të vendit, problematika është ende prezentë edhe pse ¾ e sipërfaqes tashmë është liruar. Tashmë janë të evakuuara vetëm 24 familje nga 52 gjithsej, 83 persona nga 318 banorë që ishin në fillim. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë. Pritet të ketë në Shushicë dhe Lumin e Drinos”.

Peleshi u bëri thirrje bashkive që të monitorojnë rezervuarët në administrim të tyre dhe të dërgojnë projekte për mbrojtjen e tyre nga prurjet e ujit. “Vëmendje për bashkitë që të përgatiten për buxhetin që vjen për investime në rezervuarve. Po punojmë prioritet, bonus apo orientim për projektet që do të paraqiten nga bashkitë për rezervuarëve. I ftoj të dërgojnë projekte”, shtoi Peleshi.

Situata sipas qarqeve

Shkodër: 16 familje, në total 70 persona janë evakuuar ndërsa 43 janë akomoduar në konvikte. Sipërfaqja e përmbytur bujqësore është 1435 hektarë tokë, më e lartë se dita e djeshme.

Lezhë: Për shkak të përmbytjeve disa rrugë në qarkun e Lezhës janë të pa kalueshme. Rruga që lidh fshatin Blinisht me fshatrat e tjerë përreth në zonën e Zadrimës, është e pakalueshme dhe mjetet e vogla nuk mund të qarkullojnë. Edhe në rrugën anës malit në Torovicë, kalimi mjeteve bëhet me vështirësi. Në fshatin Kakarriq, vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa ndërsa janë 1300 hektarë tokë të përmbytur.

Korçë: Situata nga moti i keq ka prekur edhe qarkun e Korçës ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme me energjinë ka pasur në disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë, në fshatrat e Devollit dhe Maliqit. Si pasojë e stuhive të shumta, gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme të shumta për shkak të rrjetit të amortizuar në zonat e thella malore. Nga reshjet e shiut në fshatin Qafzez të bashkisë Kolonjë 3 shtëpi rrezikuan të përmbyteshin nga një përrua që përshkon mesin e fshatit. Aktualisht po punohet duke ndërhyrë me fadromë për pastrimin e përroit.

Kukës: Situata në Kukës pavarësisht reshjeve të dendura dhe erës së fortë është paraqitur pa problematika shumë të mëdha. Rrugët kryesore të qarkut Kukës janë lehtësisht të qarkullueshme ndërsa ka pasur rënie intertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga subjektet kontraktore, po punohet për pastrimin e tyre. Problematik mbetet ende rezervuari i fshatit Zherkë i njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.

Vlorë: Erërat e forta gjatë natës kanë sjellë probleme në qytetin e Vlorës. Probleme ka patur në disa pemë të cilat nga era kanë rënë në pyllin e Sodës dhe në Lungomare.

Gjirokastër: Pak më shume se katër vite nga rreshkitja e një masivi dheu në lagjen “Kodra e shtufit” në Gjirokastër që përmbyti banesat e një pallati, reshjet e dendura të ditëve të fundit rishfaqën sërish problematika në këtë zonë. Reshjet e një nate më parë shkaktuan rrëshqitjen e një segmenti rrugor në këtë lagje duke rishfaqur sërish panikun e ripërtëritjes së situatës problematike. Specialisti i shërbimit gjeologjik Adem Draçi që monitoroi nga afër situatën, pohoi se gjendja nuk është e rrezikshme për banesat pranë, ndërsa do të kryhet studimi për ndërhyrjet e duhura për stabilizimin e rrugës, përgjegjësi që do të merret përsipër nga Bashkia Gjirokastër. Sipas tij shkak mbeten ndërtimet pa kriter në një zonë problematike.

niko peleshi permbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.