Në qarkun e Shkodrës vijojnë problemet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut. Aktualisht, sipas Emergjencave Civile në të gjithë qarkun janë 1400 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa disa zona janë të bllokuara nga uji. Në këto kushte, është kërkuar ndihmë për ushqim për banorët dhe bagëtitë.
Njoftimi për Shkodrën:
Situata ne Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 27.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri, ura e Bahçallëkut) shënon kuoten 6.30 ka renie me 5 cm me oren 18.00 të datës 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit (hidrometri, ura e Bunës) shenon 8.50 m ka renie me 5 cm me oren 18.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 8.70 m).
Sipërfaqja totale e permbytur ne Bashkinë Shkodër eshte 1400 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 të datës 26.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 85 cm, ka rënie me 5 cm me oren 18.00 e dates 26.01.2023
Ujësjellesi Oblika 1 ështe jashtë funksionit. Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 110 banesa, e pandryshuar me oren 18.00 ( Obot 95 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 15 banesa).
Në rrugën e Obotit po operojnë 2 mjete të kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njësia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 70 cm me renie prej 10 cm.
Kerkohet :
– Pako ushqimore për banorët e bllokuar nga uji.
– Baze ushqimore per blegtorine.
-Çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin
Grupet e EC te Bashkise Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
