Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Moti i keq, rritet në 1 metër niveli i ujit në Spiten të Lezhës

10:55 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lezha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e përmbytjeve në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e rënduar, teksa nivelet e ujit në zonën e Spitenit vijojnë të jenë të larta, sidomos pas reshjeve të mbrëmjes së të mërkurës. Gazetari i Klan News, Martin Marku, thotë se një prej banorëve të zonës konfirmon se niveli i ujit ka shkuar rreth 1 metër, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve.

Për dy javë me radhë, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin, por Lezha është ndër qarqet më të goditura. Mijëra hektarë tokë bujqësore ishin përmbytur, gjithashtu një numër banesash dhe rrugësh, duke detyruar disa familje të evakuohen. Po ashtu, në disa zona janë regjistruar rrëshqitje dherash që kanë shtuar rrezikun dhe bllokimin e segmenteve rrugore.

Raportohet për humbje të konsiderueshme të bagëtive, kryesisht shpendë, megjithëse është ende herët për të përllogaritur bilancin final të dëmeve.

Banorët thonë se një përmbytje e këtij niveli nuk është parë që prej vitit 2002, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.

Ndër problemet e ditëve të fundit është edhe dëmtimi i rëndë i asfaltit në aksin Lezhë–Shëngjin, ku janë hapur disa gropa të thella. Kjo ka shkaktuar vështirësi serioze për drejtuesit e automjeteve, përfshirë çarje të gomave dhe rrezik të shtuar për aksidente.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile po monitorojnë situatën në terren, ndërsa banorët e zonave të përmbytura kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe zgjidhje afatgjata për problemet e përsëritura të përmbytjeve në qarkun e Lezhës.

keq Lezhë metër Moti spiten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.