Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Moti i keq/ Të bllokuar dhe pa energji, 115 familje në Dibër në vështirësi

09:41 / January 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dibra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moti i keq me temperatura nën zero dhe reshje dëbore kanë ‘mbërthyer’ prej disa ditësh një pjesë të madhe të vendit, kryesisht zonat veriore dhe ato juglindore. Raportohet se disa fshatra në zonën e Dibrës qëndrojnë prej 10 ditësh të bllokuar nga bora, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në qarkun e Elbasanit.

Qarku Dibër

Temperaturat gjatë natës në qarkun e Dibrës kanë shënuar -12 gradë, ndërsa trashësia e dëborës është 70 cm. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanËeb’ se në zonat e thella të këtij qarku bora arrin deri në 2 metra, ndërkohë që rrugët rurale janë të bllokuara. Raportohet se rreth 115 familje në Terrnovë të Madhe dhe Terrnovë të Vogël që prej 10 ditësh janë të bllokuara. Mes të tjerash bëhet e ditur se aksi nacional Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë. Duke mos mjaftuar temperaturat nën zero, në këtë qark ka edhe mungesë të energjisë elektrike, ndërsa OSHE po punon për rikthimin e saj.

Doçi raporton se zona e Gollobordës prej 5 ditëshe është e bllokuar, ndërkohë që banoret bëjnë apel për ndihmë. Po ashtu bëhet e ditur se në fshatin Ostren ka pasur raste të urgjencave shëndetësore, ndërkohë që në zonë mungon mjeku.

Qarku Elbasan

Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në akset të rrugëve kombëtare në Qarkun e Elbasanit. Burime zyrtare për gazetarin e ‘Neës24’ dhe ‘BalkanËeb’ Fatmir Popja raportuan se firmat nënkontraktore që mirëmbajnë këto segmente rrugore kanë hedhur kripë mëngjesin e sotëm në trasenë e rrugëve me akull për të evituar rrezikun në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq në aksin e rrugës Librazhd-Steblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut ka akull në trashësi të konsiderueshme. Problem mbeten ende disa akse të rrugëve rurale në fshatrat malorë të Qarkut të Elbasanit ku trashësia e dëborës shkon 30-40 cm. Ndërkohë si rezultat i ngricave gjatë natës së fundit janë dëmtuar disa linja të tensionit të Mesëm si dhe ka defekte në disa Fidra dhe për pasojë mëngjesin e kësaj të shtune rreth 4900 abonentë në zonat rurale janë pa energji dhe që në orën 07:00. Aktualisht në terren ndodhen punonjësit e OSHEE të cilët po punojnë për riparimin e defekteve.

bllokuar moti i keq veshtiresi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.