Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Motoja e ministrit të drejtësisë, “ndëshkim dhe vlerësim”: Kush keqpërdori besimin e PS dhe popullit do të përgjigjet

21:09 / October 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manja Diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimet që zhvilloi sot në Peshkopi, Kastriot dhe Arras, drejtuesi politik për Qarkun e Dibrës Ulsi Manja kërkoi nisjen e menjëhershme të analizave reale për shkaqet e humbjes, nivelin e përgjegjësisë të kujtdo drejtuesi, si dhe paraqiti strategjinë për t’u rikthyer tek fitorja. “Ndëshkim dhe vlerësim”, kjo sipas Manjës do të jetë motoja e tij; e para për matrapazët dhe servilët e flamujve të partive që shkaktuan rënien në zgjedhjet e fundit, dhe e dyta për njerëzit e ndershëm dhe punëtorë.

“Çdokush që ka keqpërdorur besimin e Partisë Socialiste dhe sidomos besimin e qytetarëve do të ndëshkohet politikisht, por edhe ligjërisht nëse ka abuzuar me detyrën. Duhet të ndërtojmë strukturat njerëzore brenda partisë, bazuar tek dhjetëra, qindra e mijëra dibranë të ndershëm e të përkushtuar”, ka thënë Manja, duke paralajmërur në këtë mënyrë një “krehje” jo vetëm të strukturave partiake në këtë qark, por edhe më shumë.

Në 35 njësitë administrative të rretheve Mat, Dibër e Bulqizë ka nisur analiza e zgjedhjeve të 25 prillit. Në këto analiza është angazhuar drejtuesi politik i Qarkut Dibër Ulsi Manja, deputetët Krashi e Mara, kryetarët e 4 bashkive si dhe kryetarët e Asambleve Socialiste të bashkive Dibër, Mat, Bulqizë e Klos. Në përmbyllje të tyre do të ketë një raport të detajuar për arritjet, dobësitë, të deleguarit, të zgjedhurit dhe të emëruarit në strukturat drejtuese të PS-së në këtë rajon.

ndeshkim peshkopi ulsi manja vleresim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.