Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat. Një motomjet me katër rrota i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka humbur kontroll duke hipur në trotuar ku ka përplasur dhe më pas ka marrë zvarrë kalimtarin e identifikuar si Fejzi Skurrani.
Ky i fundit dhe drejtuesi i motomjetit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë.