Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Durrës, tek mbikalimi i Shën-Vlashit, ku ka humbur jetën një person.
Mësohet se 45-vjeçari me iniciale Sh.Z ka humbur kontrollin e motorit dhe ka pëRfunduar jashtë rrugës. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë.
