Një fëmijë 6-vjeçar është përplasur paraditen e sotme nga një motor. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës rreth orës 10.30.
I mituri është nisur me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
