Motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari, e sheh afatshkurtër lidhjen mes Kiarës dhe Luizit jashtë Big Brother Vip, e për këtë ka dhënë disa arsye.
“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara.
Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen.
Ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe Kiara i plotëson kushtet për ta patur nënën e fëmijëve, siç thotë ai. Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit”, u shpreh Gixhari gjatë një interviste për mediat.