Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Motra e Rozanës: Histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla

18:16 / January 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rozana radi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Andeta Radit, përmes një lidhjeje telefonike me “Fan Club” ka reaguar për debatin mes motrës së saj, Rozanës dhe Gerta Gixharit.

Sipas Andetës, me shprehjen “unë kam atë që s’e ke ti”, Gerta ka lënduar Rozanën, që prej vitesh është përpjekur të sjellë në jetë një fëmijë.

“Historia e Rozit është disa vjeçare, unë nuk dua ta tregoj këtu se do thoni viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Nëse me Jozin ishte diçka e thënë, për të cilën Rozi s’ka pse reagon keq se nuk preket, me Gertën, ka pas një histori disa vjeçare që e ka kaluar mbi shpatulla”, tha motra e Rozanës.

Andeta vijoi debatin përmes celularit me opinionistin Ronaldo Sharka dhe ish-banoren e “BBV”, Amber Candy.

Ronaldo: Nuk besoj se ka Gertë apo grua tjetër që nuk dëshiron që një grua të përjetojë emocionin e mëmësisë. Unë mendoj se është më e rëndë ajo që Jozi i tha Rozanës, se sa ajo që Gerta i tha Rozanës, madje e bëri nipçe. E ke ti nipçe

Andeta: Ajo tha unë nuk mendoj për këtu, por mendoj për njerëzit që ndodhen jashtë. Ndërsa, sa i përket Gertës, është një dramë e saj që e lëndon drejtpërdrejt. Nipçe nuk konsideroj askënd. Njerëz që Rozi mendon t’i falë, e di ajo kë të falë.

Ronaldo: Të dyja vajzat kanë gabuar në këtë histori. Rozana provokoi, pastaj pse duhet të kenë edukatë vetëm ato që kanë fëmijë.

Andeta: Unë nuk jam dakord që t’i përmendet mëmësia askujt.

Ronaldo: Gertës i janë përmendur fëmijët, motra, i kanë thënë zhulse.

Andeta: Po, edhe Rozanës i është përmendur babai.

Ronaldo: Kur në mes të Prime, u dha klipi ku Laerti tregonte këtë gjë të Rozanës, pse ajo nuk e tregoi njësoj këtë situate?

Andeta: Unë nuk e di nëse e kuptove, por Rozi nuk kuptoi asgjë nga klipi.

Heidi: Si e sheh ti lojën e Rozanës, kemi Amberin në studio që e konsideron personazh teatral

Andeta: Po, Amber, mund të më japësh tre arsye pse publiku e ka votuar Jozin?

Amber: Publiku do dhe të mirën dhe të keqen që t’i përballë bashkë, në këtë rast, e mira isha unë, e keqja Rozana.

Heidi: Si ka reaguar partneri i Rozanës, duke qenë se edhe ai preket nga ky debat?

Andeta: Janë biseda që mund t’i diskutoni me të. Duhet të jeni të sigurt se ata të dy mbështesin njëri-tjetrin në çdo moment.

heidi

andeta radi Gerta Gixhari Rozana Radi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.