Ndarja e Stines nga bashkëshortja sështë pritur mirë edhe nga pjestarët e famijes se tij. Motra e këngëtarit Stine njëkohësisht këngëtare Alida, e pyetur në një intervistë të dhënë për suplementin “Panorama Plus” i është përgjigjur edhe pyetjes për ndarjen e vëllait nga bashkëshortja. “Me Nestin kemi qenë që fëmijë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. E pavarësisht se jeta na ndau të zgjedhim drejtime të ndryshme për të jetuar, e kemi akoma atë lidhjen si atëherë, normal që nuk na erdhi mirë, por gjithsesi secili e di vetë se si do veprojë për jetën e tij. Tashmë, jemi mbi 30 dhe nuk përzihemi për çështje private. Mund të them se këmbejmë mendime, dhe kjo po, është shumë e rëndësishme.”, ka thënë Alida.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment