Motrat Bregu janë shumë të njohura për publikun shqiptar, Ornela një moderatore e njohur e ekranit, dhe Majlinda tashmë sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bahkëpunimin Rajonal.
Fundjavën e kanë kaluar të dyja e mes shumë fotove kanë zgjedhur një të veçantë, kur kanë qenë të vogla duke e risjellë në versionin aktual.
“…dhe vitet ikin tutje dhe ikin një nga një..p.s Rovena Bregu s’kishe ardhur akoma”, shkruhet në postim.
Po nuk mungon as përgjigja e motrës së vogël” “u faleminderit per llogaribërjen😜. Pas ardhjes sime, zor se ju shihte Skenderbeu kaq te lumtura e te bashkuara🤪😘😘”, i përgjigjet Rovena.
E ku ka më bukur se dashuria mes motrash. Krahas kësaj fotoje në Instastory Majlinda ka publikuar një tjetër foto ku po i kap flokët Ornelës, ashtu si në fëmijëri.
“S’po ia shkul, po ia rregulloj”, shkruan ajo.
