Roma ka bërë një paraqitje të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme duke shuar përfundimisht makthin Bodo/Glimt në stadiumin “Olimpik”. Verdhekuqtë arritën një fitore me “poker” golash, duke demonstruar edhe njëherë se janë një favorit potencial për të triumfuar në Conference League, e cila do të luhet në “Air Albania”. Megjithatë, para finales së Tiranës ka edhe një pengesë të vetme, e cila quhet Leicester, skuadër me të cilën kryeqytetasit e drejtuar nga Jose Mourinho do të përballen në fazën gjysmëfinale.

Fillimisht ishte Abraham ai që kaloi kryeqytetasit në avantazh që në minutën e 5-të për i lënë më pas stafetën Nicolo Zaniolo i cili bëri një paraqitje brilante duke dhënuar një “tripletë” golash. Me një atmosferë të zjarrtë në tribunat e stadiumit, çka u dha zemër skuadrës, djemtë e Jose Mourinhos kishtin kontrollin total të lojës duke mos e vendosur ndeshjen për asnjë moment në dyshim, brenda 29-të minutash rezultati ishte 3-0. Me fillimin e së dytës, Zaniolo kompletoi mbrëmjen e tij perfekte duke ia bërë gjërat me të lehta Mourinhos i cili më pas u kujdes të freskonte ekipin me zëvendësime të shumta:
“Luajtëm mirë, me intensitet, presing dhe cilësi. Që në momentin kur ndeshja shkojë 1-0 e kuptova që gjithçka ishte e mbyllur, kisha shumë besim. Skuadra e meritonte këtë rezultat, kemi kaluar një rrugëtim të vështirë në Conference League, tani jemi ne që mbajmë lart flamurin e Italisë, vetëm ne kemi arritur kaq larg”, u shpreh Mourinho në konferencë për shtyp.
