Mozzik dhe Loredana që nga momenti që deklaruan publikisht lidhjen e tyre janë kosnideruar një nga çiftet më simaptik dhe mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Ata ishin bashkë në jetë dhe bashkë në muzikë dhe karrierën e tyre dhe kjo dukshëm vihej re pasi në çdo projekt emri i njëri gjithnjë shoqërohej nga emri i tjetrit edhe nëse nuk ishte ai vetë protagonisti.
Nëse njëri prej tyre bëhej gati të publikonte një videoklip suporti prej partnerit ishte maksimal por kohët e fundit diçka ka ndodhur.
Loredana do të sjellë bashkëpunimin e saj të ri me reperin turko-gjerman, Mero, por Mozzik s’ka qenë i pranishëm në xhirimet e klipit.
Gjithashtu është vënë re se Mozzik ndryshe nga më parë nuk e ka promovuar projketin e Loredanës në rrjetet e tij sociale. Një situatë e tillë të bën të dyshosh se diçka po ndodh me Mozzik dhe Loredanën, mos ndoshta marrëdhënia e tyre po kalon një krizë?
Sipas “Prive” edhe burime pranë artistëve e kanë konfirmuar të njejtën gjë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.