Mozzik ka gati bashkëpunimin me emrin e njohur të hip-hopit shqiptare, Unikkatil. Ka qenë vetë Mozzik që ka dhënë lajmin në instagram duke u shprehur se ëndrra e tij u bë realitet.
“Humbën edhe shkronjat gati duke e postuar këtë foto. Po më në fund ndodhi kjo ëndërr e realizuar me mund e vullnet”, ka shkruar reperi.
Për këtë lajm të madh ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Loredana e cila i shkruan në koment: “ Phaaaaaa u çmenda krejt!”
Së fundi Unikkatil do të mbajë një prej koncerteve më të mëdha në qytetin e Mitrovicës me datë 27 korrik, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse Mozzik do jetë pjesë e tij! Kënga e tyre do të publikohet sot në orën 18:00.
