Një vajzë 4 vjeçe ka arritur të shpëtojë për mrekulli falë një personi që po kalonte rastësisht para banesës së saj në momentin kur vogëlushja u rrëzua nga ballkoni i shtëpi në Treviso të Italisë.
4-vjeçarja, e cila po qëndronte e vetme në ballkon duke luajtur me tablet, u përkul me qëllim që të merrte pajisjen elektronike që i rrëshqiti nga duart.
Kalimtari i rastit shmangu atë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Ai arriti ta kapte atë në kohë dhe t’ia dorëzonte pa asnjë dëmtim prindërve, të cilët në momentin e rrëzimit të vajzës së tyre, po qëndronin brenda në banesë.