Alicia Navarro, nga Arizona, e cila u zhduk gati katër vjet më parë, është paraqitur në një stacion policie në Montana.
Policia në qytetin e saj të lindjes, Glendale, Arizona, tha se ajo u paraqit në një departament policie rreth 64 km nga kufiri SHBA-Kanada.
“Mrekullitë ekzistojnë”, tha nëna e saj Jessica Nunez në një postim në Facebook.
Kur Alicia u zhduk nga shtëpia e tyre më 15 shtator 2019, atëherë 14-vjeçare, la pas një shënim të nënshkruar ku shkruhej: “Unë ika. Do të kthehem, betohem. Më fal”.
Por nëna e saj i tha CBS Neës se ajo besonte se vajza e saj ishte joshur nga dikush që e kishte njohur në internet.
Adoleshentja ishte diagnostikuar me spektrin e autizmit.
Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i policisë së Glendale, Jose Santiago tha se Alicia, tani 18 vjeçe, kishte hyrë e vetme në stacionin e policisë në Montana dhe kishte identifikuar veten.
Ajo kërkoi ndihmë për ta pastruar nga lista e të miturve të zhdukur, por dukej e sigurt, e shëndetshme dhe e lumtur, tha ai. Santiago shtoi se ajo dukej se ishte larguar me dashje nga shtëpia dhe nuk ishte në “asnjë lloj telashi”.
