Mayra Ramirez është pacientja e parë me Covid-19 në Sh.B.A që ka kryer një transplant të dyfishtë në mushkëri.
Ajo është një nga të paktët pacientë, (numri i të cilëve është në rritje) mushkëritë e të cilëve janë shkatërruar nga koronavirusi, dhe shpresa e vetme për mbijetesë është një transplant i mushkërive.
Gjëja e fundit që ajo kujton nga dhoma e urgjencës në Spitalin Memorial të North-West në Chicago-s është telefonata kur i tha familjes së saj se ishte infektuar me Covid-19. Ajo u tha atyre se do ta vendosnin në një ventilator dhe kishte nevojë që nëna e saj të merrte vendime mjekësore për të.
Mayra, 28 vjeç, nuk u zgjua për më shumë se 6 javë. Dhe pastaj ajo mësoi se më 5 qershor, ajo kishte kryer transplantin. Këtë javë, ajo më në fund, doli nga spitali dhe u kthye në shtëpi.
“Unë dua t’ju tregoj plagët,” tha ajo.
“Unë dua që njerëzit të shohin se çfarë i bën ky virus një personi.”
Kirurgjia konsiderohet një masë e dëshpëruar dhe tejet e rezervuar për njerëzit me dëmtim fatal e të pakthyeshëm të mushkërive.
Mjekët nuk duan të heqin mushkëritë e një personi nëse ka ndonjë mundësi që ata të shërohen.
Vitin e kaluar janë kryer rreth 2.700 transplantime të mushkërive në vend.
New York Times/ Tirananews.al.