Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ms.Lauryn Hill, ‘e paedukuara’ që ‘trazoi botën’ me muzikën e saj të papërsëritshme

08:30 / June 24, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wpid 2013 ms lauryn hill pencil on paper by sameoldkid d6rqgbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak albume i kanë rezistuar provës së kohës, si albumi “The Miseducation of Lauryn Hill”, një rekord ‘sonik’, kaq i përsosur saqë ka mbajtur gjallë karrierën e artistes për 22 vite.

a4a2e51fd9d37660d1a6ada5784f0d6f

Dhuratë për botën e pakohë, himne dhe ëndje muzikore të gjalla për jetën, dashurinë dhe shpirtin.“ The Miseducation” ishte albumi që shpërfaqi pastër ndershmërinë e botës së bendshme, që vetëm pak materiale të muzikës R&B mund ta bënin në atë kohë. (tani, absolutisht që jo)

Në një intervistë të vitit 1999 për “The Guardian”, Hill tha se rekordi mishëronte nocionin se “ajo që nuk na vret na bën më të fortë”.

lauryn hill 1999 concert

Dukej sikur flitej veç për dashuri e zemërthyerje, por në të vërtetë, narracioni i pastër i Hill tregonte se “kishte për qëllim të flisnim për ato mësime të jetës … ato gjëra që nuk i merrni në asnjë libër, gjëra që  kalojmë në jetë e që na detyrojnë të piqemi”.-shprehet Hill.

Nga lëvizja me intensitet të ngadaltë i këngës “Ex-Factor”:

“You said you’d die for me, give to me, give to me, why won’t you live for me?”

deri tek “admittedly, respectability-heavy) mësim nga “Doo Wop (That Thing)”

e duke vijuar nën tinguj e “Look at where you be in, hair weaves like Europeans, fake nails done by Koreans”.

laurynhill

Hill ishte në vitet 1990,  në parapirtë të kohës së saj. Deri më tani, Ms. Hill i referohet vetvetes, dhe është ende duke bërë turne pothuajse ekskluzivisht e duke vazhduar të sjellë reflektime për të shkuarën e saj.

Nuk ka qenë një rrugë e thjeshtë për Hill.

Një thashethem i çuditshëm që ‘goditi’ albumin në daljen e tij, ishte se Hill nuk dëshironte që muzika e saj të dëgjohej nga njerëzit e bardhë (një pavërtetësi që më vonë iu atribua një telefonuesi në “The Howard Stern Show”).

Ky spekulim dashakeq, se ajo i urrente fshehurazi njerëzit e bardhë, ishte një tregim ”i kënaqshëm” për njerëzit që nuk po mundnin të llogarisnin suksesin e saj.

giphy

Por askush nuk e kishte parë apo dëgjuar që këtë gjë Hill ta kishte thënë më gojën e saj, dhe se përveç muzikës së saj të pastër, asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. Hill dhe dritë-shpirti i saj krijuan muzikë që nuk ishte vetëm e qartë e zezë, por edhe komentuar në hapësirat sociale si e tillë, dhe ky fakt ishte një një kërcënimi në vetvete.

Pasi e çimentoi statusin e saj “superstar” me albumin amerikan që qëndroi me muaj me rradhë në krye të klasifikimeve, si askush më parë,  jo shpejt u tërhoq nga syri i publikut, i shoqëruar nga një rrëmujë thashethemesh.

Zëri i saj ishte po aq i fuqishëm sa i ëmbël. Vokali i dhimbshëm dhe i nënvlerësuar, e shndërroi atë në diçka tejet normales: “Një yll që nuk shuhet”, siç e cilësonin kritikët e artit – dje dhe sot.

Hill ka inspiruar me muzikën e saj një industri të gjithë muzikore.

Beyonce, një nga zërat epokal, të mbetur pak në hapësirën e ‘Hollywood’, është gjithashtu një nga këngëtaret që i dedikon disa minuta të veçanta nga koncerti i saj Ms.Hill, dhe Bey këtë gjë nuk e bën shpesh.

Hill e ka falenderuar përzëmërisht Beyoncen për tributin e veçantë me këngën “Ex factor” duke shprehur mirënjohje dhe duke e komplimentuar Knowles për zërin e saj të bukur.

DzJUDaDUYAA0QRs

Në një intervistë për “Rolling Stone” në 10 vjetorin e albumit, Hill foli për dëshirën e saj se do vijonte duke “shkruar këngë që lëvizin lirisht”.

Ajo dëshironte që ne të ishim në gjendje të dëgjonim gërvishtjet vokale, thellësinë që përshkon tingujt, si dhe donte të krijonte, siç shprehet dhe ajo vetë “diçka me element njerëzor, aq të fortë sa t’i bëj flokët në pjesën e pasme të qafës të ngrihen sipër.”

Dhe ajo e bëri!

TheIndipendent /në shqip nga: Tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026

Princi Harry dhe Meghan rikthehen në Britani pas gjashtë vitesh

13:35 / August 20, 2026

“S’e di ende sa shumë dashuri të pret”, Agon Amiga bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

16:39 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.