Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

MSH: Një 1 vdekur dhe 151 të infektuar brenda 24 orëve në Shqipëri

16:09 / September 9, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
msh 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 61-vjeçare nga Korça e ka humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 852 persona si të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 151.

Sakaq, e kanë fituar betejën me koronavirusin 45 pacientë.

Njoftimi

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm:

Ruani distancimin social;

Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance;

Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore;

Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,

14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,

 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,

nga 5 raste në Krujë, Mirëditë,

4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,

2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,

1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Një qytetarë 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.

Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (9 Shtator 2020)

Testime totale                   70410

Raste pozitive                    10704

Raste të shëruara            6284

Raste Aktive                       4098

Humbje jete 322 (Qarku Tiranë 154, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2148

Durrës                  483

Shkodër               334

Lezhë                    232

Elbasan                 184

Korçë                    158

Fier                        146

Vlorë                     138

Kukës                    130

Berat                     77

Gjirokastër         37

Dibër                     31

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.