Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion” ku tregoi se si ishte njohur me vendin tonë.
Ai tha se për herë të parë në Shqipëri ka qenë në vitin 1992 teksa zhvillohej operacioni për shpërndarjen e ndihmave humanitare italiane. 27 vite më vonë, kur u rikthyer në Shqipëri kësaj here si ambasador, Bucci tha se ishte surprizuar nga zhvillimi që kishte marrë vendi.
“M’u duk si një tjetër botë”, tha ai. Bucci u shpreh se ardhja në Shqipëri si ambasador ishte koincidencë e këndshme pasi kishte dashur vetë që të vinte.