Një 70-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të fëmijëve të mitur në Alepochori të Kretës, duke i lënë të plagosur. Ai pretendoi se kujtonte që kishte të bënte me grabitës.
I moshuari u shoqërua nga polici dhe akuzohet për tentativë vrasje të shumëfishtë, pavarësisht se pretendoi se mendonte se 4 të miturit ishin hajdutë.
“Ky grup fëmijësh në ditët e mëparshme më kishte shqetësuar sistematikisht”, tha ai në polici, duke rrëfyer më tej se i hynin në oborrin e tij dhe i trokisnin në dritare për ta ngacmuar dhe tallur.
“Ndjesën” ndaj familjeve të të miturve që ka qëlluar, e ka kërkuar avokati i 70-vjeçarit nga Alepochori, Giannis Glykas, i cili teksa foli për televizionin MEGA theksoi se klienti i tij ka parë vetëm dy hije në oborrin e tij dhe ka hapur zjarr për t’i frikësuar, pasi në të kaluarën ka qenë tre herë viktimë e grabitjes.
