Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mu ngritën qimet ”, ambasadori Hoxha rrëfen çfarë ndodhi kur Rusia nisi sulmin mbi Ukrainë

19:26 / October 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hoxha e1665768368382
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka rrëfyer në Abc momentin e parë kur morën vesh që Rusia filloi sulmin në Ukrainë.

Hoxha tha se në atë moment po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria kishte folur e para, por ajo që është më ironikja është se seanca drejtohej nga Rusia, dhe gjatë gjithë kohës ambasadori rus thoshte se vendi i tij nuk ka në plan të sulmojë.

Ambasadori Hoxha rrëfen gjithashtu se në atë moment i janë ngritur qimet përpjetë, por më pas puna ka vijuar normalisht ku Shqipëria është koordinuar me SHBA-të dhe ka kërkuar sërish fjalën në fund, për të folur mbi atë se çfarë OKB duhet të bëjë pas nisjes së sulmit.

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Unë kam qenë i këshillit të Sigurimit, kam qenë duke folur dhe meqenëse kishim at5ë rolin e pendëmbajtësit që gjithmonë mund të flasim të parët dhe unë kisha folur i pari, kishte folur i dyti që ishte SHBA-të. Në momentin që po fliste i treti nga ekipi im nga mbrapa më thonë lexo një twitt që thoshte se sulmi ka filluar dhe ne jemi si të elektrizuar. Nuk e di nëse më janë ngritur flokët përpjetë apo jo, por kam përshtypjen që një pjesë më janë ngritur, sepse ne ishim përgatitur për skenarë të tillë. Në qoftë se do merrej lajmi që sulmi ka filluar ne do të kërkonim edhe njëherë të bënim ndërhyrje sepse ndërhyrjet tona nuk ishin në fokusin e fillimit. Ne ishim gjithmonë që të mos fillonte, duke paralajmëruar, duke thënë që gjithë qëndrimi ushtarak ka një qëndrim të caktuar, por nuk kishte filluar asgjë. Gjëja më interesante ka qenë se përveçse ne u koordinuam menjëherë me amerikanët. Unë nuk kam folur me Tiranën në atë kohë sepse i kisha instruksionet e qarta që nëse do të ndodhte ne do të mbanim këtë qëndrim. Ne do të duhej të përgatisnim edhe njëherë një ndërhyrje për të marrë fjalën në fund, siç e bëmë. Por gjëja më interesante ka qenë që ai që drejtonte seancën që ishte vetë Rusia, ambasadori rus nuk ishte në dijeni dhe ekipi i tij e lajmëron, ai lë mbledhjen dhe shkon tek salla e presidentit për të marrë vesh, për të folur nuk e di se me kë për tu siguruar dhe kthehet dhe lajmëron që Presidenti i Rusisës ka marrë vendimin për të ndërhyrë në Ukrainë dhe bla bla bla. Ishte ndërhyrja më e sikletshme për të, sepse deri atëherë me dhjetëra herë ai pretendonte normalisht siç kanë qenë udhëzimet e tij, që Rusia i ka trupat në territorin e vet, që Rusia ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që Rusia s’ka asnjë synim të sulmojë, dhe ja ku jemi, Rusia kishte synim për të sulmuar Ukrainën. Ka qenë një moment i frikshëm sepse nuk dinim se çfarë do të thoshte operacion special.

Karadaku: Seanca në atë moment drejtohej nga përfaqësuesi i Rusisë dhe ai nuk e dinte që po ndodhte sulmi?

Hoxha: Unë kam biseduar me kolegët e tjerë, unë vetë nuk e kam pyetur ambasadorin rus, por bindja e të tërëve dhe të atyre që pretendojnë se dinë edhe më shumë se sa ne, të gjithë kishin bindjen se ambasadori rus nuk ishte në dijeni të fillimit të sulmit, dhe ai e ka marrë vesh siç e kemi marrë vesh ne në sallë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.