Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“M’u ul në gjunjë”, Basha: Meta gënjen, s’i kërkova anulimin e “30 qershorit”, na shkatërroi në zgjedhje

22:39 / November 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mashtrime”, i ka quajtur Lulzim Basha deklaratat e Ilir Metës i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Nga Radari Informativ në Abc përballë Jonida Shehut, Basha i bëri thirrje Metës të thotë të vërtetën se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar”, tha Basha.

Përfshirja e Metës në fushatë sipas Bashës ishte shkatërrimtare për LSI dhe me kosto për PD. Duke theksuar se nuk ka hapur “front lufte” me Metën, kreu i PD u shpreh se përplasjet e fundit me të kanë ardhur pasi ka vendosur të thotë të vërtetat, “troç”.

“S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci dikur, do i them troç tani. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyra si u fut në fushatë, ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, deklaroi kreu i PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.