Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Mua mos me drejto gishtin, je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu’ plas keq mes të ftuarve, kandidati i PD-së largohet nga studio

22:30 / April 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme  se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta, deklaratë kjo që ka shkaktuar debate ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike Agim Baçit.

Murrizi, teksa po fliste në lidhje me deklaratën e Ramës, tha se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin. Murrizi tha madje se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë. Murrizi theksoi se ai e ka bërë denoncimin, ndërkohë që debati degjeneroi me përplasje në gjuhë të ashpër ndërmjet tyre. Agim Baçi në këtë moment braktisi studion.

Debati:

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta.  E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.