Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Muça: Te Tirana luajnë lojtarë që nuk japin asgjë. Halili nuk ka cilësi, nuk po përmend disa të tjerë

23:34 / November 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muca 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-futbollisti e trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muça, ka analizuar situatën e bardhebluve të cilët nuk po arrijnë të sigurojnë lojë e reuzltate të denja për nëj ekip kampion. Në “Rubrika Sportive” ai ka analizuar gjendjen e këtij ekipi, duke u ndalur te fakti që sipas tij hidhen në fushë lojtarë që nuk kanë cilësitë e duhura për pretendimet e Tiranës.

“E nisi mirë, ekipi është me oshilacione, lojë me shumë difekte. Nuk kishte asgjë më shumë se Kastiroti, çdo gjë ishte e barabartë në fushë, herë e merrte një ekip e herë një tjetër. Biles Kastrioti ishte më i ekuilibruar dhe më shumë personalitet, diti të reagojë edhe pse pësoi golin. Por Tirana ka shumë probleme. Ka probleme te loja, te lojtarët që luajnë, që janë të dëmtuar.

Ata që luajnë nuk kanë gjendje, luajnë disa lojtarë që nuk japin asgjë. Pavarësisht se i është dhënë mundësia Halilit të luajë se mungon Kale, ka tre ndeshje që zëvendësohet, për lojë jo të mirë. Ai mundohet por nuk ka cilësi. Një sulmues nuk të fal aty kur del para portës, ka probleme me këto lloj lojtarësh. Trajneri duhet të shohë, të vendosë lojatërt që janë në momentin e mirë, që kanë besimin e gjendjen fizike, i shërbejnë ekipit, nuk është problem për emra. Jo se është Halili, përmenda një djalë të ri që e kemi vlerësuar, por të jepet mundësia e duhet shfrytëzuar se të ishte Kale do luante 10 minuta. Plus ndonjë tjetër që nuk po e përmend.

Kjo skuadër ka shumë oshilacione. E para është që trajneri duhet të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, por kjo nuk është në dorë të tij, se ka dëmtime, është pandemia. Me sa di unë Çelhaka ka muskujt e barkut, kam pasur shuëm futbollistë kështu e I kemi munduar duek luajtur një ndeshje po e tre jo. Vetëm ndërhyrja kirurgjikale e shpëton, për dy muaj e ke në fushë.

Janë të gjitha gjërat që mblidhen kur të gjitha në një skuadër funskionojnë për të dalë kampion, se është grupi, pagesat, të gjitha duhet të funksionojnë mirë. Ka bërë hapa mbrapa në këtë drejtim”, tha Muça. 

asgje lojtare shkelqim muca tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.