Në takimin për kupën e Polonisë që Legia zhvilloi kundër Leczna ishte protagonist edhe shqiptari Ernest Muçi i cili shënoi një gol në këtë përballje. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-0.
Muçi u hodh në fushë në minutën e 57-të duke arritur të tundë rrjetën në minutat e fundit të takimit. Me këtë gol dhe me paraqitjen e mirë që sulmuesi shqiptar bëri në fushë i ka dërguar një sinjal të fortë edhe trajnerit Vukovic, duke nënkuptuar se ai e meriton një vend në formacionin titullar. Gjesti që ka bërë djaloshi shqiptar gjatë festimit të golit duke falenderuar Zotin, tregon sesa çlirim është për të ky moment.
Trajneri serb Vukovic i Legias e kishte dënuar Muçin, çka ka sjellë lënien në stol të tij në disa raste dhe madje në një ndeshje nuk është grumbulluar fare, duke u dërguar në ekipin e dytë.
