Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Muftiu i Egjiptit miraton dënimin me vdekje për vrasësin e studentes Naiera Ashraf

21:37 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Egjipt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Mansoura ka dënuar sot me vdekje vrasësin e studentes Naiyera Ashraf, pasi Muftiu i vendit aprovoi vendimin unanim të gjykatës për ekzekutim. I dënuari u shpall fajtor për vrasjen me paramendim të studentes së universitetit të Mansoura, në ngjarjen makabër të ekzekutuar para portës së institucionit.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të rëndë publik, sidomos për faktin se një video e tmerrit u shpërnda në rrjetet sociale ku shihet sesi viktima 21 vjeçare qëllohet mizorisht me thikë nga autori jashtë universitetit.

Krimi i rëndë ndodhi disa ditë pas një tjetër femicidi ku një studente në Jordani, Iman Irshaid u qëllua për vdekje brenda kampusit të universitetit nga një burrë. E ndjera Naiera kishte raportuar më parë autorin te autoritetet dhe dëshmitar kishte qenë dhe babai i saj.

Pamjet e trupit të përgjakur të Naira u përhapën shpejt në rrjetet sociale në Egjipt, megjithë thirrjet për ndalimin e qarkullimit të pamjeve të rënda në rrjet. Zyrtarët thanë se ajo kishte vdekur në vend ndërsa turmat kishin kapur vrasësin dhe e kishin rrahur teksa përpiqej të largohej.

Policia tha se vrasësi ka pranuar aktin dhe tha se e kishte bërë kur vajza kishte ndaluar t’i fliste në rrjetin Facebook pasi kishte refuzuar të martohej me të.

egjipt muftiu naiera ashraf
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.