Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mund të jetë helmuar në Rusi, Lukashenko transportohet me urgjencë pas takimit me Putinin

23:37 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lukashenko
Participants, including Belarusian President Alexander Lukashenko, attend a military parade on Victory Day, which marks the 78th anniversary of the victory over Nazi Germany in World War Two, in Red Square in central Moscow, Russia May 9, 2023. Sputnik/Gavriil Grigorov/Pool via REUTERS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka zëra që Alexander Lukashenko mund të jetë helmuar gjatë një parade ku mori pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Bjellorusisë, 68 vjeç, i cili është në pushtet për gati një çerek shekulli, dukej shumë i sëmurë ndërsa lideri rus mbante një fjalim për të përkujtuar Ditën e Fitores, festën më të madhe laike të Rusisë për të kujtuar përpjekjet e vendit për fitore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti politik bjellorus, Dmitry Bolkunets tha se është e mundur që ai të jetë helmuar, por se “ditët e fundit autokrati ishte i sëmurë”, shkroi një gazetar i Kyiv Post në Twitter.

Një pamje e tillë ishte në “Sheshin e Kuq” të Moksës kur ai nuk ishte në gjendje të ecte më shumë se një çerek kilometri pranë Putinit, raporton mirror. Ndërsa ishte ulur në turmë gjatë fjalimit të Putinit, dora e djathtë e Lukashenkos ishte e mbuluar me një fashë që mund të shihej duke dalë nga palltoja e tij.

Një video kapi momentin kur i kërkoi Putinit që një operativ rus ta transportonte për në Varrin e Ushtarit të Panjohur në kopshtin e Aleksandrit, pranë murit të Kremlinit.

Lukashenko, menaxher i fermave kolektive të epokës sovjetike është sanksionuar nga Perëndimi për ndihmën ndaj Putinit në luftë dhe përdorimin e policisë sekrete të KGB-së për të shtypur të gjithë opozitën demokratike.

Udhëheqësit e Armenisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Kirgistanit, Turkmenistanit dhe Taxhikistanit ishin të gjithë në gjendje të ecnin në një distancë të shkurtër me Putinin nga Sheshi i Kuq në Kopshtin Aleksandri.

helmim lukashenko rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.