Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Mund të kenë dhe 4-5 dashnorë”- Pastori vë duart në kokë pas deklaratës së Hazizajt

22:50 / May 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pastori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari Robert Aliaj dhe pastori Akil Pano kanë debati në lidhje me videon e bërë publikë ku një vajzë nga Librazhdi u kap me të dashurin e saj nga vjehrri dhe vjehrra.

Në emisionin “Open”, këngëtari Aliaj tha se publikimi i videos së vajzës tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes. Ndërsa për pastorin Pano, me publikimin e videos, vajzës i është vërë vrasje, pasi jemi një shoqëri shumë gjykuese.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj, befasoi me deklaratën e tij dhe bëri që pastori të vërë duart kokës, teksa u shpreh se gjithsecili mund të ketë edhe 5 dashnorë, pasi sipas tij, nuk është ky problemi, por fakti që nuk ngrihet të flasë asnjë grua deputete apo ministre.

Pjesë nga diskutimet në studio

Aliaj: Gjesti që bënë ata si familje tregon se ne jemi ende një shoqëri që dominohet nga kultura e hakmarrjes, si një element turpi. Ne mund të kemi probleme edhe më të mëdha, por unë do desha që biseda të vijë te familja e vajzës.

Pano: U distancuam nga dhuna e skajshme, dhuna ishte e pashembullt. Mendoj se vrasja i është bërë vajzës, kjo që i ka ndodhur është më keq se vdekja, në një shoqëri kaq gjykuese. Nëse në dimensionin e nderit kjo vajzë u rrëzua dhe është e ndershme, do preferonim që të ishte e ndershme me djalin dhe prindërit e tij, pra që t’iu thoshte se marrëdhënia nuk funksionon. Por, djalit nuk mund t’i vëmë brirët, se ishte atje dhe e la vajzën pas dore. Është një marrëveshje mes të dyve, por ne nuk dimë anën tjetër, ndaj nuk mund të themi që djali e ka lënë pas dore. Sepse kështu i bie që të gjithë burrat, që janë në emigrim sot, i kanë lënë gratë pas dore, ndërkohë që po bëjnë gjithçka për familjet e tyre.

Aliaj: Ne po flasim për familjen konkrete, nuk po flasim për shembuj të tjerë.

Hazizaj: Nuk besoj që nderi i një personi mbeti thjesht te tradhtia. E kuptoj që ka dashuri ideale dhe duhet ta ushqejmë, ndaj nuk duhet t’i paragjykojmë njerëzit, edhe nëse kanë 2-3-4-5 dashnorë. Jetojmë në një shoqëri që vlerat e dashurisë i gjen.

(Pastori vë duart në kokë)

Hazizaj: Le t’i vërë, ai beson atë që është e drejta e vet. Unë mendoj që duhet diskutuar përfundimisht në Shqipëri çështja e barazisë. Fakti që nuk ka asnjë grua deputete, asnjë grua ministre, që nuk del e flet për vajzën, për mua tregon shumë. Nuk po e përmend fare atë të shkretin që është në Gjermani, se dhe ai mund të vijë të thotë që e ka tradhtuar. Por po flas për këta, që po merren të gjithë me çështjen e Presidentit.

dashnore hazizajt pastori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.