Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Mungesa e Drejtësisë e bëri kaq të egër shqiptarin me shqiptarin

23:42 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1648757287 Alba11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alba Malltezi

Mungesa e përmbajtjes, fisnikërisë dhe qytetarisë kur dy njerëz që kanë bashkëpunuar nuk bien më dakord me njëri-tjetrin, duket se është një epidemi që po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme duke helmuar rrezikshëm atmosferën publike shqiptare. E kemi parë në politikë, në gazetari, deri edhe në konflikte private dhe personale. Social mediat janë grumbulluesi më i madh i kësaj atmosfere toksike.

Duket se pakkush mendohet dy herë para se t’i lëshojë e t’i shkruajë fjalët duke shpresuar se e zgjidh hallin apo problemin në këtë formë. Eshtë e sigurtë se asgjë nuk zgjidhet me sharjet, mallkimet, vulgaritetin që përhapet si një energji negative që dihet, do të prekë në mënyrë të pashlyeshme vetëm më të dobëtit. Eshtë e sigurtë se një botë e qytetëruar, pikërisht për të shmangur tensionet që shfaqin nivelet më primitive që mbart në vetvete një qënie njerëzore, shpiku Drejtësinë, për të qenë ajo e aftë të peshojë në bazë të fakteve dhe provave se kush është në anën e të drejtës. Dhe kur Drejtësia flet, edhe nëse flet gabuar (siç edhe ndonjëherë ka ndodhur), kur e thotë fjalën e fundit, shoqëria e qytetëruar e pranon pavarësisht hidhërimit që një vendim i gabuar lë pas.

Mungesa dhe minimi i Drejtësisë në Shqipëri, fatkeqësia më e madhe e jona pas Diktaturës, është një plagë që sa vjen dhe e thellon urrejtjen mes njerëzve edhe në konfliktin më banal që lind mes tyre. Vetëm ringjallja dhe forcimi i saj do të na shpëtojë. Djemtë dhe vajzat që punojnë në të gjitha strukturat e kësaj fjale të madhe (Drejtësisë) kanë një përgjegjësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë një popull të tërë nga humnera e urrejtjes së çdo konflikti që lind e që merr (nëpërmjet rrjeteve sociale) përmasa universale. Rruga e vetëgjykimeve e vetëgjyqësive, i përket një bote që nuk ka asnjëherë fitues, por vetëm viktima dhe egërsia brenda llojit, është një luftë që na çon në regres e na shkatërron. 

alba malltezi drejtesise mungesa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.