Lënia jashtë listës së kombëtares të emrave si Çikalleshi, Sadiku, Balaj e Roshi, janë një mesazh se këta futbollistë nuk kanë më vend në radhët e kuqezinjve. Ky është mendimi i Shkëlqim Muçës, i cili duke komentuar në “Rubrika Sportive” zgjedhjet e trajnerit Reja, theksoi se do të ishte e vështirë që këta futbollistë të shiheshin më me fanellën kuqezi.
“Mendoj se është koha që të bëhen ndryshime, për të hequr lojtarë që kanë mungesë motivimi. Besoj se këta lojtarë nuk besoj se do t’i grumbullojë më, nuk do ta ketë vëmendjen te ata. Mendoj se fokusimi te këta të rinj do të jetë i vazhdueshëm, do të do të ndërtojë skuadër me ta e nuk besoj se do t’i ftojë prapëa. Ai ka menduar ta rinovojë skuadrën dhe për mua është ide e mirë.
Ekipi kombëar duhet të ketë edhe motivim, vjen një cikël e mbaron, mendoj se këta lojarë janë ngopur, nuk kanë më motivim, duhen të rinj. Për skemën që ka, ai ka shumë sulmues dhe duke pasur shumë, ka shumë presion. Ai mendonse me katër është në rregull. Me Brojën, Vrionin, Manajn dhe Uzunin. Ai luan me 2 e besoj se me këta do të ndërtojë skuadrën. Me Roshin ka ka pasur probleme se është thënë pse nuk luan, se me skemën që luan ky i duhen vetëm dy sulmues. Pastaj ka të rinj, nuk mendoj se do të kthehet mbrapa, do të ndërtojë skuadrën e vet, ta rinovojë”, tha Muça.
