Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mungon krahu i punës, bizneset në Shëngjin në “krizë”! Bizneset: Po kërkojmë punëtorë në rajon për sezonin

23:04 / June 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shengjin Lezhe1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një viti të vështirë prej pandemisë COVID-19, bizneset e turizmit në Shëngjin po përballen me mungesë punonjësish. Operatorët turistik thonë se nuk kanë arritur të plotësojnë nevojat që kanë për personel, për këtë arsye i kanë kthyer sytë nga vendet e rajonit.

“Të gjitha hoteleritë, po vuajnë për personel, kemi nevojë për punonjës pasi ne nuk po gjejmë asnjë lloj personeli. Kam bërë kontratë në Pejë për me marrë punonjës sidomos për anën e kuzhinës, nuk gjen”, thotë një operator turistik në Shëngjin.

Këtë problematike që ka nisur të shfaqet vitet e fundit, bizneset në Shëngjin e lidhin me migrimin masiv të shqiptareve.

“Nuk ma merr mendja se është problemi i pagave por është edhe emigrimi sepse kanë ikur jashtë”, pohon një përfaqësues biznesi.

Por për drejtorin e shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, Bardh Dedgjonaj bizneset turistike duhet të rrisin nivelin e pagave, por konfirmon gjithashtu se ka fluks kërkesash për punonjës që nuk plotësohen.

“Kam çdo ditë takime dhe telefonata nga shumë biznese, nga Shëngjini, Velipojë, Kune apo Saranda na kanë thirr për staf por me thënë të drejtën ne kemi aq nxënës që dëshirojnë të punojnë janë punësuar dhe nuk ua plotësojmë dot kërkesa. Thirrja është që të rrisin pagat se për fat të keq të rinjtë na ikin larg në vende më të zhvilluara”, tha Bardh Dedgjonaj Drejtor i Shkollës “Kolin Gjoka”.

Në Shëngjin janë të shumtë punëtoret sezonal të ardhur nga vende të rajonit.

“Unë jam nga Prizreni, kemi ardhur në Shëngjin me punuar, bëjmë byrek pica. Jemi të kënaqur edhe me pagesën edhe me punuar”, pohon një punonjës nga Prizreni.

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve, në zonat turistike të Lezhës ushtrojnë aktivitetin 334 biznese, ndërsa numri i të punësuarve gjatë sezonit turistik shkon deri në 10 mijë persona.

bizneset Shengjin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.