Si çdo ditë në Top Channel, mirëmëngjesi na vjen nga Ori dhe Isli, por këtë të premte ata munguan. Emisioni “Wake Up” nuk u transmetua duke lënë një pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me programin e mëngjesit?
Burime për revistën “Who” bëjnë të ditur se nuk ka të bëjë me asnjë prej dy moderatorëve por një defekt teknik që bëri të pamundur transmetimin.
Prej dy vitesh tashmë ky emision moderohet prej Ori Nebiajt dhe Isli Islamit, kështu që ditën e hënë shpresojmë të kemi dyshen fantastike për të na thënë mirëmëngjes nga Top Channel.