Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi del publikisht kundër bashkimit të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Me anë të reagimit të tij, Murrizi rendit një sërë arsyesh që sipas tij nuk është bërë pjesë e këtij bashkimi, ndërsa ka bërë me dije se nuk do të jetë as i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Ai thotë se ndjen keqardhje se ku e kanë katandisur opozitën servilët.
“Për arsye personale nuk do të jem sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por siç thonë “elita” drejtuese apo kupola që ka marrë në dorë frenat e Rithemelimit, unë nuk rri dot pa folur apo pa i bezdisur në rehatinë e tyre, ndaj po ju drejtohem publikisht edhe pse e di që nuk ju vjen mirë. Kush harron shpejt, gabon shpesh dhe zhgënjehet shumë”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Murrizi.