Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Murrizi i kthehet Ramës: Pjesë e “KÇK”, edhe deputetë, ministra, kryebashkiakë !

14:51 / October 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dhe myslimi parlameeeeeent e1559211027701
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

kryeministri Edi Rama ka debatuar  në Kuvend me deputetin e opozitës, Myslym Murrizi, për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, por edhe për deklaratën e tij se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë organizatë kirminale  të cilët i cilësoi si grupi “KÇK”, (kapim ç’të kapim) që duhet shpallur në kërkim.

Lidhur me këtë, deputeti Murrizi deklaroi se kjo “KÇK” është një sindikatë e madhe, që nuk ka brenda vetëm gjyqtarë e prokurorë, por edhe deputetë të Kuvendit, zyrtarë të administratës, të qeverisë dhe bashkisë.

Murrizi: Ajo KÇK është sindikatë e madhe, që nuk ka brenda vetëm gjyqtarë e prokurorë. Ka edhe në këtë sallë anëtarë KÇK-je, ka te PPP dhe ku të mund, në administratë, qeveri e bashki. Ke vëllezër, kunetër, motra, që i ke në KPK, KPA, e që po konkurrojnë për poste në drejtësi.

Rama: Ndryshimi mes meje dhe teje është se të dy jemi të revoltuar, por ti nuk ke adresë për revoltën, ose më keq akoma, e ke adresën e gabuar. I the ministres së Financave “a ke fuqi të kontrollosh …”. Ajo dhe administrata e saj i kanë kontrolluar të gjithë, por unë nuk merrem me emra, pasi e konsideroj turp të madh. Nuk bën vaki në asnjë vend të botës, që njerëz të zgjedhur të shfrytëzojnë foltoren e Parlamentit për të marrë nëpër gojë dhe hedhur çfarë ju vjen për goje në fytyrën e atyre që bëjnë biznes. Nuk ka në këtë vend asnjë, zero kompani, që nuk kontrollohet.

kck kuvend murrizi Prokuroret Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.