Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Murrizi ironizon ndryshimet në polici: Servis gomash, SPAK të gërmojë më thellë

13:30 / July 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalimin e fundit si deputet, Myslym Murrizi u është përgjigjur akuzave dhe ofendimeve për opozitën parlamentare duke deklaruar se në rreshtin e tyre nuk ka asnjë ish-anëtar të PPSH. Murrizi deklaroi se pushteti sot nuk është post-komunizëm pasi nuk është larguar kurrë nga komunizmi.

“Ju thatë që ky ka qenë parlamenti më i mirë i 31 viteve,. Nuk marr përsipër të jap vlerësime ta gjykojnë qytetarët pasi të kalojnë disa kohë. Për herë të parë nga viti 1991 kur ishin shumë pak gra, në këtë krahun këtej është hera e parë që nuk ke asnjë ish-anëtar të PPSH.

Ftoj mediat të investigojnë. Nga 42 deputetë që u anatemuam dhe u linçuan në çdo studio nga fëlliqësirat e këtij kombi. Ligji jonë mori vetëm 30 vota sepse spiunët e sigurimit në studio kanë ndikuar. Nuk është post komunizëm sepse kurrë nuk ka mbaruar komunizmi. Nga Kastriot Islami kryetari i parë i Kuvendit deri te Ruçi. 9 kryeministra. Merrini listat dhe po të kenë kurajo t’i hapin këto që them unë”, tha ai.

Murrizi ironizoi ndryshimet e drejtuesve në policinë e shtetit, duke theksuar se nuk ka shkarkime apo emra të rinj por vetëm ndryshime vendesh.

“Gjoja strukturimin e policisë e shoh si gomisteri që u ndërron vendin gomave. Servis gomash të konsumuara. Ikën nga Korça, vjen në Vlorë. Ai i Shkodrës vjen në Lezhë. Është njësoj si ndërrimi i gomave të një hallexhiu që nuk ka lekë me blerë goma të reja. Zoti Hoxha nuk e di pse u sikletosët kaq shumë edhe nga pyetjet që bënë kolegët e tjerë. Fëmijët duhet ta mësojnë mirë historinë ashtu si ka qenë. Meqë me ligj është ngushtuar periudha e krimit të komunizmit.

Nga 45-90 duhet t’u thuhet fëmijëve në shkollë që regjimi komunist ka pushkatuar mbi 6000 shqiptarë sepse nuk kanë qenë dakord me partinë në pushtet. 59 900 shqiptarë janë internuar në kampe. Mbi 7000 burra dhe gra kanë humbur jetën në internim. Pse nuk pati vullnet kjo politikë të ndahej nga komunizmi. Si mund të ndahet kur ata në parlamentin e parë vinin me spaletat e Ramiz Alisë. Shqiptarët mbajnë mend një gjyq të turpshëm ku u dënuan 90 individë të cilët jo për gjenocid por 6 për kafe, 2 për qilima dhe për çarçafë dhe një kovaç. Në vitin 1997 fituan gjyqet dhe i kushtuan shtetit rreth 3.8 mln euro. Me këto lau duart politika. A donin realisht të ndaheshin në periudhën e komunizmit. Ishin njësoj si të prisnin duart e tyre”, u shpreh ai.

Ai u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe duke i bërë thirrje SPAK të gërmojë akoma më thellë për tenderat abuzivë.

“E ftoj SPAK të gërmojë pak më poshtë, Ai që është arrestuar dje ka qenë drejtor i prokurimeve publike të partisë së tyre. Meqë e nisi nga Lushnja. Si duket bëri efekt kritika me të drejtë. SPAK të mos merret vetëm me këtë tender. Kam denoncuar publikisht tendera para fushate. 1.5 mln euro një zorrë uji. Sa kryetarë bashkie, drejtorë të KESH do ikin nëse SPAk do hetojë. Këtu ftohet Luli, teshtin Rama, ftohet Rama, teshtin Luli. Faleminderit dhe suksese ju të zgjedhurve, atyre që do i shpëtojnë SPAK-ut. Të bëjnë më të mirën për shqiptarët dhe të mos bëjnë sikur zihen me njëri tjetrin”, u shpreh Murrizi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.