Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka kritikuar fjalimin që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mbajti sot në një konferencë kundër korrupsionit.
Me ironi, Murrizi shkruan se Kim iu kërkoi shqiptarëve që të bashkohen për të luftuar korrupsionin, teksa qëndronte në një sallë mes “kryehajdutëve”.
Ai i drejtohet diplomates se: “Nuk jemi të gjithë servilë ambasadash dhe hipokritë që paguajmë qindra mijëra euro për një foto.
“Kur dëgjova që përmende rrëzimin e komunizmit dhe të diktaturës si betejë pozitive të shoqërisë Shqiptare, dhe kur të shoh që mbështet hapur bijt e komunistëve në pushtet dhe dekoron mbështet xhelatë të diktaturës si “ kalorës” të drejtësisë së “re” Shqiptare, mendoj me vete se na dini të gjithëve servil ambasadash ose njerëz pa karakter e pa moral. Tu drejtohesh Shqiptarëve të bashkohen kundra korrupsionit dhe këtë fjalim ta mbash në mes të krye hajdutëve të Shqiperisë, është më shumë se ironike. Ndaj po ju përshendes me këtë këngë të bukur të këngëtares së mrekullueshme Shqiptare Zj Irini Qirjako, se nuk jemi të gjithë servil ambasadash dhe hipokrit frikacak që paguajmë qindra minjëra euro për një foto.”