Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka zëvendësuar Edi Palokën në administratën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ditën e sotme, ligjvënësit e kanë zgjedhur Murrizin si nënkryetar me 92 vota PRO.
Kujtojmë se Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari janë dy deputetët e Partisë Demokratike që nuk pranuan dorëzimin e mandatit.
Kështu, opozita bëhet me një nënkryetar që i takon sipas rregullores së Kuvendit.
Postet që mori ‘opozita e re’ sot:
– Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit
– Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian
– Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias
– Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë
– Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë
– Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese
– Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve
– Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm