– Ne kemi hequr nga lista e kabineteve qeveritare qe ne vitin 1996 ministrinë me te rëndësishme, qe duhej te merrte përsipër pergjegjesine teknike për drejtimin e sektorit te ndërtimin, sektori me i rendesishem ne Shqipëri pas vitit 191 e deri ne ditët e sotme –
Ndonëse ndërtimet e pas vitit 1991 ne Shqipëri janë se paku 3 here me te shumta se me pare, pra kemi ndërtuar tri Shqipëri te reja pavarësisht katrahurës urbanistike, gjate tri dekadave te fundit, është sa e çuditshme aq dhe pakuptueshme se pse nuk kemi Ministri Ndërtimit ?! Qe nga vitin 1996, e deri ne ditët e sotme, kabineteve tona qeveritare u ka munguar Ministria e Ndërtimit !!!!! Kemi pasur dhe kemi ministri nga me te ndryshmet, te domosdoshme dhe te padomozdoshme, por jo Ministri Ndërtimit, ku normalisht ajo duhej te ishte e para dhe me kryesorja për shkak te hapësirës qe mori sektori i ndërtimit pas vitit 1991, si sa i përket ndërtimeve private ashtu dhe atyre publike e infrastrukturës rrugore ! Mirëpo, pikërisht këtij sektori kaq te rendesishem i hoqëm dikasterin përkatës te specializuar, i cili duhej te mbante pergjegjesine kryesore si për cilësinë e ndërtimeve ashtu dhe anën urbanistike te çdo objekti qe kërkohej te ndërtohej si nga privatet ashtu dhe nga shteti! Sektori i ndërtimit mbeti kështu i dorës se dyte apo te trete, duke ju aneksuar here një dikasteri e here një tjetri kur, e theksojmë, duhej te ishte i dorës se pare nisur nga rëndësia e jashtëzakonshme qe ka për një vend si ne në zhvillim ndërtimi ! Ne këto kushte, veç tjerash, është e kote te habitemi se pse kemi ndërtesa qe nuk kane siguri teknike ndaj tërmetit ! Imagjinoni, vetëm ndërtime pa leje janë bere 460 mije, sipas te dhënave zyrtare nga drejtuesit e Aluiznit ! Mos na e ka fajin tërmeti për këto ?! Kush na e drejton ndërtimin kur nuk kemi Ministri Ndërtimi ! Ne edhe sikur te mos kishim Ministri Ndërtimit deri ne vitin 1996, duhej ta krijonim dhe ta forconim teknikisht, ligjërisht dhe me specialiste ashtu siç e meriton për te marre përsipër anën ndërtimore te vendit, e jo ta hiqnin fare nga lista e kabineteve qeveritare si dhe bëmë !