Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Musabelliu tregon prioritetin e saj nëse zgjidhet në krye të SPAK

12:16 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4827
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila kandidon për kreun e SPAK-ut, prezantoi platformën e saj para anëtarëve të KLP-së. Pas kësaj ajo u pyet nga anëtarët e Këshillit se cili është prioriteti i saj bazë nëse zgjidhet si drejtuese e institucionit. Musabelliu tha se do të jetë korrupsioni i zyrtarëve të lartë shoqëruar me hetim financiar.

“Baza për mua do jetë korrupsioni për mua në radhët e zyrtarëve të lartë i shoqëruar gjithmonë me hetimin financiar pasuror. Nëse lufton korrupsionin pa konfiskime mendoj se nuk kemi arritur sukses në këtë luftë”, tha ajo.

Ajo u pyet edhe në lidhje me karakteristikat që vlerëson nga drejtuesit e kaluar të SPAK, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

“Të dy drejtuesit kanë pasur një komunikim efektiv me prokurorët dhe stafin për ti nxitur të ecin sa më para me dosjet”, tha Musabelliu.

“Në kohën e zotit Dumani pati shumë çështje që ishin pjekur në kohë. Prandaj thashë efekti në kohë. Çështja mund të dojë tre vjet për të krijuar kushtet, të konkludosh, të mbledhësh provat dhe të shkosh drejt kualifikimit të veprës penale. Në kohën e Dumanit pati çështje që evoluan shumë dhe pati guximin ti çonte përpara këto dosje”, tha ajo.

Musabelliu u shpreh se nëse do të jetë drejtuese, do të jetë një njeri i pavarur dhe se presioneve ka mësuar t’i bëjë ballë.

Musabelliu Prioritetin spak zgjidhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.