Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mustafa Nano: Nëse e mendojnë humbjen tragjedi nacionale, për mua Berisha, Rama, Basha, Meta e Kryemadhi janë idiotë

11:12 / December 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mustafa Nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mustafa Nanos i ka tërhequr vëmendjen veprimi i Corbyn pasi humbi zgjedhjet, veprim për të cilin ai është ndalur edhe në monologun e tij në “Provokacija”. Fakti që lideri i Partisë Laburiste ka gjetur kohë për të marrë biçikletën dhe për të bërë një xhiro në Londër pasi humbi zgjedhjet është një gjest fantastik, shprehet Nano.

Nano shprehet se ai humbi mundësinë për të qenë kryeministër i Anglisë, por fakti që dy ditë më pas vendosi të bënte një xhiro në Londër me biçikletë, tregon se këtë ngjarje ai diti ta përballonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ky veprim është një mesazh për të gjithë: “Jeta vazhdon, unë po i kthehem normalitetit, të gjithë duhet ti kthehemi realitetit”, shprehet Nano.

Duke bërë një krahasim me vendin tonë Nano thekson se nuk ndodh një rast i tillë.

“Udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk janë mësuar që pas humbjes t’u hapin rrugë të tjerëve. E vetmja gjë që dinë të bëjnë është të shpifin marifete për të qëndruar në krye të partive të tyre. Pas humbjes udhëheqësit e partive e kanë bërë zakon që të bëjnë monstër kryetarin e partisë tjetër, kryetarin e partisë fituese. Ta nxjerrin atë si njeriun më të ligë të kombit. Kjo është një lloj përpjekjeje për t’ju thënë të tjerëve që faji nuk është i tyre. Nuk lënë gjë pa thanë edhe pa bërë. Çojnë çdo gjë nëpër mendje vetëm me përjashtim të njërës, të pranojnë fajin”, tha Nano.pjimage

Më tej Nano tha se i bën një apel udhëheqësve politikë të rëndësishëm në vend.

Drejtuar Sali Berishës, Edi Ramës, Lulzim Bashës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit i bëj një ftesë që ta marrin në shqyrtim idenë e dorëheqjes së tyre, e largimit nga politika.

“Nuk është një tragjedi nacionale. Nëse ata mendojnë që është një tragjedi nacionale, për mua ata janë idiotë. Është thjeshtë një ngjarje me të cilën ata duhet të mësohen dhe duhet ta përjetojnë në mënyrën më normale. Duhet të kenë të qartë një gjë, se nëse japin dorëheqjen tani, kjo do të ishte një ngjarje e bukur, le ta provojnë të marrin biçikletën si Jeremy Corbyn theksoi, Mustafa Nano në monologun e tij./abcnews.al

Basha Berisha Meta e Kryemadhi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.