Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mustafaj kritikon opozitën: Protesta s’mjafton, duhet platformë!

19:06 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besnik mustafaj per hajdarmataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i jashtem Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike në vend, duke nisur nga djegia e mandateve të opozitës dhe reagimet nga ana e maxhorancë e ndërkombëtarëve. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj tha se rikthimi i opozitës në Kuvend siç kërkohet nga ndërkombëtarët është i pamundur dhe nuk ka bazë ligjore.

“Përvoja që kam unë në marrëdhëniet ndërkombëtare më bën ti relativizoj këto reagime. Opozitës i kërkohet që të shkojë mbrapsht, ndërsa opozita ka shkuar aty që nuk mund të kthehet më. Opozita nuk ka më asnjë bazë ligjore për të rimarrë mandatet. Rikthmi në Kuvend siç ja kërkojnë ndërkombëtarët është i pamundur. Presioni i ndërkombëtarëve është pa sukses”- tha ai.Mustafaj tha se nuk është opozita pengesë për çeljen e negociatave dhe integrimin pasi sipas tij nuk janë realizuar objektivat e vendosura nga KE.

“KE vuri disa objektiva për negociatat të cilat nuk janë realizuar. Përmendja tani e destinacionit të çeljes së negociatave si një pengesë nga opozita është një shantazh pa vlerë. Opozita nuk është pengesë reale për integrimin. Nuk ka mundësi Basha të bëjë ndryshimet kushtetuese edhe sikur PS të jetë dakord. Nuk ka mundësi të jetë pjesëmarrëse për ndryshimet kushtetuese opozita. Basha tani duhet të flasë për format e protestës. Sistemi elektoral është një sitëm ligjor dhe Basha duhet të sqarojë se çfarë ndryshimesh kërkon”- tha Mustafaj.

I pyetur për protestën e radhës të opozitës në 16 mars, Mustafaj u shpreh se pjesëmarrja e njerëzve është e rëndësishme, por sipas tij nuk mjaftojnë vetëm protestat, por opozita duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk perjashtohet dialogu me qeverinë.

“Protesta është e domosdoshme dhe pjesëmarrja e njerëzve, por nuk është e mjaftueshme. Protesta duhet të shoqërohet me veprime të tjera politike të cilat nuk po i shohim. Unë besoj se tani ka një konsolidim të protestës. Tashmë Basha dhe ekipi i opozitës duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk përjashtohet dialogu me qeverinë. Dialogu është pjesë e sistemit dhe nuk duhet të përjashtohet. Basha duhet të bëjë fushatë për informimin e të huajave. Ata janë të vëmendshëm, por duan argumente”- tha Mustafaj.

Basha Besnik Mustafaj ministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.