Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Muzhaqi: 35 të rinj nga ‘Deputeti që Duam’ dhe ‘Akademia Politike’ në listat e PS për 11 majin! Rama: Këtë praktikë do përdorim edhe për nivelin vendor

10:28 / March 15, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1742028745 boramuzhaqi
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja Bora Muzhaqi e ftuar në podcastin e Kryeministrit Rama u ndal tek platforma ‘Deputeti që Duam’, nga e cila PS ka zgjedhur disa figura të reja politike për ekipin garues të 11 majit. Janë 35 emra të përzgjedhur nga ‘Deputeti që Duam’ dhe Akademia Politike e PS dhe 7 prej tyre do dalin deputetë në zgjedhjet e 11 majit, pasi ndodhen në listat e mbyllura.
Të njëjtën iniciativë, Rama tha se mund ta shtrojnë edhe për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar Bashkish apo këshilltarë bashkiakë.

Bora Muzhaqi: Ka qenë nder të isha personi që përkujdesesha për platformën bashkë me një ekip. Ndryshimet që i bëmë platformës, duke nisur nga aplikimi, më serioz, me të gjatë, vendosëm kritere që ti mund të kishe një aplikim të mbyllur për dikë që ishte në mëdyshje. Gjëja tjetër që ndryshuam ishte që herën e parë i mbajtën videot e mbyllura, nuk patën mundësinë të bënim fushatë. Unë duke qenë vetë pjesë e platformës me mërziti fakti që unë kisha shumë pak kohë për të bërë fushatë. Menduam ti japim kandidatëve me shumë kohë të përgatiten. Nga korriku të gjithë kanë pasur mundësinë të aplikojnë. Aplikimet e plota kanë qenë rreth 500.
Edi Rama: Mendoj se duhet ta përdorim edhe në nivel vendor, kryetarët e bashkive, këshilltarët. Është prurje e demokracisë direkt, në formë të moderuar që na jep mundësinë të identifikojmë njerëz, që përndryshe mbeten në hije në shoqëri, por edhe për një arsye të thjeshtë që partia në territor më shumë se instinktin e hapjes ka instinktin e mbylljes. Me gjithë luftërat e bëra si duket ky është një problem organik i çdo partie politike.
Bora Muzhaqi: 1 nga 5 emrat që ne kemi nga PS, ka ardhur nga këto platforma. Njerëz që vijnë për të na treguar vetën e tyre, gjysma e tyre janë vajza dhe do të kemi 7 deputetë që vijnë nga këto dy iniciativa.

akademia bora muzhaqi deputete Edi Rama podcast
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ndikimi i Ngushticës së Hormuzit në çmimin e naftës

08:37 / June 21, 2025

Horoskopi për sot, zbuloni parashikimin e yjeve

08:26 / June 21, 2025

Dëshmia e Lek Pervizit, i vuajtur ne Kampin e Tepelenës

07:31 / June 21, 2025

Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

21:50 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.