Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Muzhaqi në Samitin e Berlinit: Të rinjtë fuqizojnë rajonin

19:50 / October 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 10 15 at 19.37.53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi gjatë punimeve të Procesit të Samitit të Berlinit në panelin e ministrave diskutoi mbi një temë të rëndësishme sikurse është “Procesi i Berlinit: Pjesëmarrja e të Rinjve dhe Ndikimi i Angazhimit të tyre” në kuadër të Forumit Rinor të Ballkanit Perëndimor 6. Në këtë panel diskutimet u përqendruan në rëndësinë e angazhimit të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe fuqizimin e tyre në zhvillimin e rajonit, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe aspiratave për integrim evropian.

Ministrja Muzhaqi i informoi homologët e saj mbi masat që janë marrë në Shqipëri në kuadër të zbatimit të Strategjisë Rinore. Gjatë diskutimit ra në sy fakti se vendi ynë është shembull suksesi në këtë drejtim pasi ka ngritur Këshillat Vendor Rinor si dhe ka tërësisht funksional Këshillin Kombëtar. Për Ministren Muzhaqi “është shumë e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen vërtetë në vendimarrje dhe në politika që prekin dhe ndikojnë drejpërsëdrejti në jetën e tyre. Nëse politikat tona nuk bëhen në bashkëpunim me ata dhe në përputhje me nevojat e tyre reale atëherë skemi bërë asgjë për të mbështetutur dhe fuqizuar të rinjtë”. Në të njëjtën kohë, Ministrja Muzhaqi theksoi nevojën për bahskëpunim të shtuar mes të rinjëve në rajon dhe forcim të nismave të ndërmarra në kuadër të mobilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Gjatë diskutimit homologët e rajonit, përfshirë Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës Hajrulla Çeku, Ministre e Çështjeve Civile të Bosnjë dhe Hercegovinës Dubravka Bošnjak, zëvëndësministren Serbe për Rininë Ivana Antonijevic si dhe përfaqësues të organizatave Rinore dhe RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor).

Në kuadër të këtij forumi, u zhvillua gjithashtu një takim ndërmjet ministrave të ËB6 dhe Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Gjermane për Ballkanin Perëndimor. Diskutimi u përqendrua tek çështjet e lidhura me RYCO dhe rolin e saj në fuqizimin e të rinjve të rajonit. Ministrat shprehën angazhimin e tyre për të rritur ndikimin e RYCO-s dhe për të thelluar bashkëpunimin rajonal përmes projekteve që mbështesin të rinjtë.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Muzhaqi pati disa takime bilaterale me homologë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi: Në këto takime u diskutua për fuqizimin e të rinjve nëpërmjet projekteve ndër-rajonale dhe shkëmbimeve rinore, me fokus në zhvillimin e aftësive dhe rritjen e mundësive për pjesëmarrjen aktive të të rinjve në proceset shoqërore dhe ekonomike në rajon.

WhatsApp Image 2024 10 15 at 19.37.53
WhatsApp Image 2024 10 15 at 19.37.54 1
WhatsApp Image 2024 10 15 at 19.37.54

bora muzhaqi samiti i berlinit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.