Pjesëmarrja e Ilir Metës në ceremoninë për 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe daljet e Presidentit krah ambasadores amerikane, Yuri Kim, pas një sërë akuzash dhe sulmesh ndaj njëri-tjetrit, kanë marrë vëmendjen e Myslim Murrizit.
Ish-deputeti, me ironi shkruan se “nuk ka më mrekulli kur mendon se brenda një viti i sheh të tjetërsuar dhe të pajtuar deri në lumturi që nuk mund të përshkruhet me fjalë.”
Nga Myslim Murrizi
Nuk ka me mire se sa kur i sheh udheheqesit te qeshur, te lumtur, te gezuar, te bashkuar siç i duam ne vegjelia
Zemra mal ne behet ne popullit kur shohim qe udheheqesit tane shkojne si vellezer me njeri tjetrin
Bile kenaqemi shume qe edhe kur bejne sikur zihen, e kane thjeshte tallje trapi ose loje me tja futur njeri tjetrit por ne fakt ja fusin popullit
Nuk ka me mrekulli kur mendon se brenda nje viti i sheh te tjetersuar , dhe te pajtuar deri ne lumturi qe nuk mund te pershkruhet me fjale.
Para nje viti tabele qitje tek mali me gropa per raketat e imperializmit Amerikan, ndersa dje ne tabele nderi per festen kombetare te Kombit Amerikan
Ehhhhh sa e holle qenka kjo shejtan politike!!!!!!!!!