ARABIA SAUDITE- Zyrtarët panë gjysmëhënën mbrëma të së dielës në Arabinë Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta në Islam, duke shënuar fillimin e muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit për shumë prej 1.8 miliardë myslimanëve të botës. Të shohësh hënën natën e së dielës do të thotë që e hëna është dita e parë e agjërimit.
Ramazani i këtij viti vjen ndërsa Lindja e Mesme mbetet e ndezur nga lufta e vazhdueshme Izrael-Hamas në Rripin e Gazës. Kjo ka ngritur frikën se konflikti mund të shkaktojë trazira shumë përtej kufijve aktualë të luftës. Mbreti saudit Salman vuri në dukje në mënyrë specifike luftën Izrael-Hamas në komentet e lëshuara për publikun pas shpalljes së Ramazanit.
“Ndërsa na dhemb që muaji i Ramazanit bie këtë vit, në dritën e sulmeve nga të cilat po vuajnë vëllezërit tanë në Palestinë, ne theksojmë nevojën që komuniteti ndërkombëtar të marrë përgjegjësitë e tij, të ndalojë këto krime brutale dhe të sigurojë një ndihmë të sigurt humanitare dhe korridoret e ndihmës”, tha mbreti.
Në Arabinë Saudite, mbretëria kishte kërkuar nga publiku që të shikonte qiellin nga mbrëmja e së dielës në përgatitje për shikimin e gjysmëhënës. Ramazani funksionon në një kalendar hënor dhe metodologjitë e shikimit të hënës shpesh ndryshojnë midis vendeve, që do të thotë se disa kombe e deklarojnë fillimin e muajit më herët ose më vonë. Megjithatë, shumë kombe të dominuara nga sunitët në Lindjen e Mesme ndjekin shembullin e Arabisë Saudite, shtëpia e Mekës dhe Qabesë së saj në formë kubi, drejt së cilës muslimanët luten pesë herë në ditë.