Së bashku me 19 deputetë, Myslim Murrizi ka propozuar në Kuvend një ligj për dekomunistizimin e e politikës. Në një reagim në Facebook, nënkryetari i Kuvendit shprehet se ai është në krye të kësaj nisme.
POSTIM I PLOTË
Sot ne emer te 20 deputeteve te opozites, depozituam nje propozim per ligj te DEKOMUNISTIZIMIT te politikes, shtetit dhe funksionareve te larte qe drejtojne Shqiperine. Nje ligj qe eshte belbezuar nga disa vemje si kale beteje, por kurre nuk kane guxuar prej 29 vitesh, sepse sejcili ka menduar te ruaj veten
Ka ardhur koha bile jemi shume vone qe te ndajme me LIGJ, drejtimin e Shtetit, Politikes, Qeverise dhe Administrates se larte Shteterore, nga komunizmi, komunistet dhe ish sherbetoret e tyre gjakatare qe kane perdhosur e masakruar Shqiptaret ne emer te partise prej 28 nentorit 1944 deri me 8 dhjetor 1990.