Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me një status në Facebook thotë se kryeministri Edi Rama gënjeu për aeroportin e Vlorës. Ai sjel në vëmendje dy deklarata të kryeminsitrit, në janar të 2018-tës e më pas në nëntor të vitit të shkuar.
“Ne 17 janar 2018 Rama me gojen plot: “Kemi kërkesën zyrtare për aeroportin kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit. Shqipëria që duam”, 10 nentor 2018 Rama deklaronte prap: “Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.” Ky qe do hapte kantierin ne qershor tani s’di më hicgje se kur do ndodhe”, thotë Vasili.
Një kryeministër normal nuk do të gënjente thotë ai, dhe kush beson tek ai thjesht përbuz veten.
“Dhe na cau derrasat me 100 media live,qe japin pa u lodhur ERTV me genjeshtrat e tij per ndonje kocke,qe ju flak ky ne preher. Nje kryeminister normal nuk do genjente dot kaq shume sepse ne rastin me te mire do te ishte, qe e tallnin vartesit,se eshte pyke e nuk kupton dhe ne rastin me te keq do te ishte nje budalla i kapur, qe behet qesharak nga halli. Kush beson më kete soj njeriu thjesht perbuz vehten sepse mashtrues te te tille Shqiperia as ka pare as do te shohe me kurre”, thotë Vasili.
