KreuKryesore“Na dëboi Saliu”: Publikohet historia tronditëse, ja si e internoi Berisha çiftin...

“Na dëboi Saliu”: Publikohet historia tronditëse, ja si e internoi Berisha çiftin e njohur të mjekëve nga Tirana në Kavajë

Për herë të parë, emisioni investigativ “Fiks Fare” ka hedhur dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dëshmia e mjekes (e ndarë nga jeta në 2011-ën) dhe 9 personave të tjerë, zbulon veprimet e Sali Berishës, asokohe sekretar partie, i cili i shikonte çiftin e mjekëve si kundërshtarë të tij.

Ngjarja impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Janë detajet e një drame njerëzore që dëshmon qartë personalitetin e njeriut që ka udhëhequr Shqipërinë e post-komunizmit.

Dëshmitë, (disa prej të cilave të regjistruara në 2010), janë transmetuar këtë të martë në “Fiks Fare”!

Filmimet përmbajnë edhe dëshmi të regjistruara nga 9 persona të tjerë veç Margaritës, shumica mjekë, që kanë patur dijeni mbi atë që ka ndodhur në 1982. Edhe këta janë regjistruar me kamera të fshehtë, për shkak të hezitimit për të folur.

Është një histori, e cila sot nuk e ka më protagonisten kryesore.

Zonja Kostaqi, një nga mjeket më të zonja të Tiranës së asaj kohe, me një karrierë të shkëlqyer të ndërprerë në mes nga intrigat e kolegut, nuk jeton më. Pak kohë pas dhënies së kësaj dëshmie, ajo ka ndërruar jetë në 2011. Gjithë jetën, pas dëbimit nga Tirana ajo e kaloi në Kavajë. Dhe pati frikë të fliste publikisht, për atë që i bëri Berisha.

Prof. Dok Zabit Brokaj – Margarita ishte një mjeke shume e zonja dhe me ambicie. Kjo ka qenë njëra nga anët që Berisha të jetë provokuar, d.m.th në këtë kuptim si një person që donte patjetër të çante, por jo në kuptimin se hapësira dhe oksigjen ka për të tërë dhe në kuptimin e bërrylave.E kam përjetuar nga afër atë zhvillim. E vërteta është që ai zhvillim ka qenë brenda dhe një klime. E cila ishte një klime politike në një kuptim të gjërë, por dhe një klimë të intrigës njerëzore për të realizuar ambicie të caktuara, për të orientuar zhvillime të caktuara, pasi sikur të bëja një parantezë. Nën flamurin e luftës së klasave dikur mund të dënoheshe rreptë edhe të internoheshe dhe të pranoje të qëndroje aty. Në atë moment vërtet politik dhe dramatik qe një grup, natyrisht aktiv ka qenë Saliu padiskutim është më se e njohur kjo duke u mbështetur pikërisht tek ajo që thashe pak më parë, principi i luftës së klasave. Një gjë është sepse është dhe e shkruar në ato protokolle që janë, por janë dhe në kujtesën e atyre që kanë folur dhe diskutuar atje, Saliu ishte promotor padiskutim, kjo është d.m.th. Kjo mund të thuhet dhe sot e pas 100 vjetësh. Tani pse ta bënte Saliu!? Dikush tjetër s’do e bënte kurrë.

Muho Asllani – Organizata e Partis për gabime, të meta e faje jepte 4 masa ndershkimore. E para, ishte vërejtje me shkrim në kartën e rregjistrimit. E dyta, vërejtje e rëndë me shkrim në kartën e rregjistrimit. E treat, kthim në kandidat partie dhe e katërta, përjashtim nga partia. Organizata e partisë merrte masë, as nuk kishte të drejtë ta dëbonte, as nuk kishte të drejtë ta internonte, as nuk kishte të drejtë ta burgoste, as nuk kishte të drejtë të merrte mase shtetërore. Organizata baze merrte këto 4 masa sipas statutit dhe pastaj ia rekomandonte organizatës që ta shikonte përsëri. Në 1983 kam qenë Sek. i parë këtu. Këto dy mjekë që i dëbuan nga Tirana, por nuk e kam të qartë sepse unë nuk jam marrë me internim – dëbimet e Tiranës se isha në Durrës, por nuk e kam të qartë u dëbuan apo u transferuan. Por përderisa i kanë dërguar në Kryevidh do thotë që janë internuar, sepse po të ishin transferuar e vinte në dispozicion të rrethit të Kavajës dhe pastaj Kavaja e dërgonte në Kryevidh.

Jovan Sokoli – Margarita ka ardhur rastësisht në Kavajë. Unë isha në një takim pune me kryetarin e rrethit të Durrsit dhe sek. e parë te rrethit. Aty ai kryetari i thotë Muhos, sek.të parë, i thotë që ato dy mjekët nga Tirana ku do t’i çojmë? Në Ishëm t’i çojmë se atje është urdheri – thote ky. Unë pyeta kryetarin çfarë janë këto mjekët? Njëri është për zemrën më thotë dhe njeri është për sëmundjet e brendshme, mjeku i Mehmet Shehut. Po t’i sjellim në Kavajë se nuk kemi mjek në Kavajë, se jemi shumë dobët. Ky ishte momenti dhe i dërguan në Kavaje. Ne nuk u morëm fare me këta sepse këta ishin të përjashtuar nga Tirana dhe largimi u bë nga Tirana.

Sokol Bare (Inspekt.terreni, Kavajë 1990 ) – Pak kohë pasi kisha mbaruar studimet isha emëruar inspektor terreni në Kavajë. Kavaja ishte në varësi të degës së brendshme Durrës, pasi nuk ishte rreth më vete dhe zyrat i kishim në rajonin e policisë Kavajë. Atje jam njohur dhe me një dosje në ngarkim të dy mjekëve Margarita dhe Milto Kostaqi. Një dosje e çuditëshme pasi e tërë dosja ishte ngritur në bazë të mbledhjeve të organizatës të partisë në të cilat ata ishin përjashtuar nga partia dhe kishin marre si masë largimin nga Tirana për në rrethin e Kavajës.Them që ishte një dosje e cuditshme sepse nuk ishte ngritur në bazë të parimeve mbi të cilat ngrihej një dosje. Më saktë mund të them ishte një FASHIKULL.. Një fashikull i cili nuk kishte ecur më tutje pasi ishin bërë të tërë verifikimet e pretendimeve të ngritura në mbledhjet et organizatës së partis ne bazë të të cilave ata ishin përjashtuar dhe nuk kishin rezultuar të vërteta dhe kishte ngelur një dosje e fjetur.

Servete Muhja (mjeke ne Kavajë) – Në fund të vitit 1982 atë e internuan së bashku me të shoqin,doktor Milto Kostaqin. Morëm vesht që doktor Milto ka qenë doktor i Mehmet Shehut, kurse prof.Margarita ka qenë edhe shefe e pavjonit të kardiologjisë në Tiranë, ka nxjerrë shumë breze mjekësh, ka qenë shumë shumë e pregatitur edhe si mjeke, edhe si pedagoge. Unë gëzoj respekt të jashtzakonshëm. Nuk kishte fare privilegje, por ajo çau vetë, kur ishin urgjenca kjo njerëzit i vizitonte dhe në shtëpi, kishte dhe pacienta që i ndiqte në dinamik dhe gëzon respekt nga e gjithë popullsia e Kavajës. Kur shkoi të kërkonte që unë jam e internuar në Kavajë dhe a më takon gje nga qeveria demokratike, të përfitoj që kam qenë e internuar? Pra kur shkoi të kërkonte dokumentacionin i thanë që ne nuk ju kemi internuar por transferuar. Këto ia thanë pas viteve 90, sepse deri në vitet 90 ajo njihej e internuar.

Hekrie Doko (infermiere e EKG – së, Kavajë) – Unë kam punuar me atë që ditën e pare që ka ardhur dhe kishim shumë punë në atë kohë, shumë vizita në spital, të shtruar në urgjenca, në poliklinikë. Nuk kishim kohë të bënim muhabet dhe kemi punuar shumë mirë.

Kozeta Katrashi (komshie e dok.Margaritës në 1982 – 1997) – Këtu përballë kanë jetuar doktor Milto dhe dotoreshë Margarita prej 15 vitesh. Kemi qenë komshi dhe kemi shkuar shumë mirë. Njerëz tepër të kulturuar dhe tepër të gjendur, jo vetëm për mua si komshie se mua më janë gjendur shumë por për të gjithë. Dera e tyre nuk pushonte natën edhe ditën. Për ata ruaj një respekt të jashtëzakonshëm.

Pranvera Bajaziti (drejt.e spitalit Kavajës, nxënëse dhe kolege e dok.Margaritës) – Unë e kujtoj me respekt, megjithëse ajo vazhdon akoma të vijë në Kavajë çdo ditë. Çdo ditë takohem me të dhe për mua ka qenë një shembull pozitiv e cila më ka shërbyer na jetën time të shoh dhe të diagnostikoj pacientë të moshave të ndryshme. Të gjithë këta njerëz që dikur quheshin të deklasuar, nuk flas për Margaritën thjesht flas për traditën e popullit të Kavajës, kështu dhe Margarita gjeti ngrohtësi në popullin e Kavajës.Dhe që të ta vërtetoj plotësisht ajo e ka shumë të vështirë që të largohet dhe tani që ajo është në moshën e pensionit dhe vazhdon akoma të frekuentojë çdo ditë qytetin e Kavajës. Dhe nqse do bësh një bisedë të afërt me Margaritën,fjala e parë që thotë është që kam shumë respekt për popullin e Kavajës pasi këtu unë kam gjetur ngrohtësi. Pra nuk u pa me syrin e atij njeriu i cili erdhi i dënuar

Biseda me Margarita Kostaqin

Margarita: Vajzen e kam në Kanada, djalin në Tiranë ka një firmë italo- shqiptare, mirë.

Unë  dhe Milto këtu punojmë bashkë, këtu nuk kemi shtëpi, e shitëm në kohën e fajdeve shumë lirë, për një copë bukë. Në mëngjes vjen në furgon që na merr, kur nuk na vjen me autobus. Erdhën me ushtarë me armë

-Po ju nuk ishit të internuar?

– Të dëbuar, të padëshirueshëm, desh na çuan në Kryevidh, pastaj ky drejtori i spitalit ndërhyri këtu u mor vesh me Muho Asllanin që ishte sekretar i Durrësit, tha mi jep mua se janë mjek të mire.

Pas 2 vjetësh na dhanë shtëpi se venim e vinim çdo ditë në Tiranë. Për ne ishte ndryshim I madh, por njerëzit na pritën jashtëzakonisht mirë

Njerëzit na kanë mbajtur në pëllëmbë të dorës, jemi të kënaqru nga ambjenti, prandaj qëndrojmë këtu.

Nuk fituam asnjë gjë.

Të partisë lanë djalin 4-5 vjet pa shkollë. Populli po të hynim ne në një kafene ngriheshin në këmbë, partia ishin një çikë të diferencuar, deputetët një çikë të diferencuar sidomos të PD-së, meqënëse sekretar ishte Saliu dhe ne u dëbuam nga Saliu, edhe ushqehej urrejtja.

– Të gjithë kanë folur, kurse ti

– Aha nuk dua. pse të flas? Është një gjë e kotë, fëmijët u rritën, u martuan, unë po të përmend do të më ngrihet tensioni, do të vdes. Nuk e kam takuar asnjëherë që atëherë, nuk më ka kërkuar dhe nuk e kam kërkuar, përse ta kërkoj që ti më ke çuar atje. Shumë gazetarë më kanë kërkuar për të shkruar dhe i kemi përzënë, ësh  ëpemë pa kokrra, njerëzit e dinë se kush është fajtori i mbledhjes së partisë për të na përzënë. Motivacioni ishte për Milton kur vrau veten Mehmet Shehu, unë isha mendjemadhe, kryelartë, hedh hapin me forcë, egoiste, karrieriste, këto budallalëqe, por themeli ishte Milto.

Mjeke jam, e qetë jam, me punë të mirë jam. U ndjeva keq kur u bë rehabilitimi, jo i përndjekur, i internuar, kur doja të çoja djalin që të vazhdonte juridikun nuk iu dha as me demokracinë, desha një vërtetim që ishim të dëbuar. Shkova në min e Brendshme dhe më thanë nuk jeni të regjistruar, largoheni me dëshirën e vet. Nga pedagoge e parë, shefe katedre unë isha e larguar me dëshirë, çdo gjë e piketuar e rregulluar. Kështu që unë nuk kam të drejtë asgjë. Të kalura nejse. Shqëtesohem kur e kujtoj. Ashtu më kanë dëbuar me kamionët e gardës, mblidh plaçkat një orë e më parë me urdhër të Hekuran Isait, fillimisht më kanë përjashtuar mua, pastaj Milton. Tre herë e kanë kthyer përjashtimin tim. Herën e katërt u ngrit Tafaj, po mirë më tha duhet të ishte edheti një çikë vigjilente për burrin. I thashë pse nuk del tamam, urdhëro teserën, e dija se çdo të hiqja për fëmijët dhe hoqa dorë për fëmijët do të hiqja, ishin fëmijë të mikut të armikut. Fëmijët kanë vuajtur shumë, jashtë mase, ne jo, populli na ka mbrojtur. U mësuam, çdo të bënim, derisa populli na respektonte kishim një kënaqësi të jashtëzakonshme

mua më ikën rrezet, merrja pensionin për një vit, nuk mbrojta dizertacionin. Do ta mbroja në 20 tetor dhe në 2 tetor më sollën në Kavajë, e kam në kuti, ia kam lënë këtij të ma vërë me vete në varr.

Talleshin shokët me të, nuk e di sesi mbijeton ai njeri, qenka i plotfuqishëm, nuk e di, nuk e di, e ka nga zoti ai fuqinë, që e kam  mësuari kam mjekuar vjehrrën, të shoqen, kemi ngrënë dreka, darka, shoqërinë e ngushtë.

– Saliu?

– Ka qenë nxënës, po. Egoizmi. Nuk mund të më shihte mua që të mbijetoja.

Do shkonim në Kryevish të dëbuar neve, por pastaj na ktheu në Kavajë neve se ai mjeku foli me Muhon dhe i tha lëri tek unë se gjynah janë mjekë të mirë, gjynah ç’i çon në fshat. Hajt mo tani. Ai thotë e bëri Partia, nuk e bëra unë. Por po ta bënte partia duhet të më thërriste kur u bë president e kur u bë kryeministër, më fal të thoshte, të kërkonte falje. Më urdhëruan. Dhe unë jam dakord që e urdhëruan, për një moment jam dakord, jo për logjikën, për një moment jam dakord, por do shtëpi? Se nuk nuk kemi as shtëpi, e as katandi, ku e do punën ti dhe Milto? Po jooo, pu pu pu. Unë nuk dua të di që ai e di që unë ekzistoj me gjithë fëmijë, nuk dua ta them sinqerisht kam frikë, tani unë atë e kam frikë, atëherë jo se ia përmblodha të tëra, zhduku procesverbalet se ishin histori, por unë tani kam frikë, nuk dua. Nuk dua të përzihem. Në atë kohë po, kam folur, të gjitha, jo moralin nuk ma ka vënë në dyshim. Jo ai më tha kështu mua: ke shkuar në Itali, ke takuar motrën të martuar me gjeneral Italian, që unë as që kisha njeri në Itali. Motra ishte në Durrës po kur liria të kërcënohet vazhdon ta kërkosh? Ka metoda e metoda kërcënimi. Tani kam frikë nga e vërteta, e pësova një herë, thashë të vërtetën dhe e pësova, tani e kemi mbyllur burrë e grua, gjëja më e madhe është respekti i njerëzve, ju lëmë një emër shumë të mirë fëmijëve, sa të merremi me këto cicmice, jo jo jo. Kanë ardhur plot gazetarë, por jo, i kemi pëzënë, më mirë të jemi të qetë. As rregullon as prish punë, 28 ,29 vjet mua më janë bërë mbledhjet në korrik të 1982 , në tetor kam ardhur këtu. Nuk ekziston asnjë procesverbal, nëpërmjet të tjerëve kam marrë vesh që nuk ekzistojnë, janë me skena të studiuara, jo kot, me lëvizje të matura dhe neve na pëlqen që të heshtim, pse të kërkoj?  Nuk kam pse, çfarë do të fitoj? I hyj llogarisë nuk fitoj, jam 70 vjeç, nuk më duhet asgjë, më duhet puna.

Rrëfimi i Isuf Kalos:

Fiksi – Tani z.Isuf, nuk ka të bëj me ju, ka të bëjë me… Doja një konsultim nga ama juaj, që të jemë në drejtimin e duhur, mos të jem në drejtimin e gabuar. Mund mos ta bëj edhe fare. Unë jam pensionist, njeri i lirë, por d.m.th nuk heq dorë nga profesioni. Çoku bëj ndonjë emisjon, ndonjë eksplorer, ndonje dokumentar. Punoj për qef si i thonë, s’kam ndonjë detyrim. Duke qënë se kam qënë në Kavaj, ndenja katër vjet.Cështja Margarita Kostaqi, që kavajsit flasin shumë mirë për të, i ka bërë kështu, tani ajo punon në një kishë edhe pse është 70 vjeçe. Ata thanë e kanë folur si të dëbuar…çfarë ka ndodhur, është bisëde shoqërore? Çfarë ka ndodhur me këtë njeri ne vitin 82? Ca thonë janë bërë 7 mbledhje, ca thonë 9, ca thone 2, tani…

Isufi – është një hitori e mbyllur e asaj kohe, mënyra se si bëheshin në atë kohë. Margarita ishte në një klinikë kardiologjike, ku kishte shumë konflikte midis grupeve brenda ne kardiologji, d.m.th thelbi është kjo. Margarita vetë ka qënë njëçik agreive ndaj të tjerëve, në kohën që i shoqi punonte me Mehmet Shehun.

Fiksi – Po e di.

Isufi – Dhe kishte miqësi të madhe me (Llami Zeqirin) i cili iku, dhe rënja e tyre, kështu ishte në atë kohë, rënja e tyre dobësoi…duhet të ikte Milto, i gjithë ekipi i Mehmet Shehut u shpërnda edhe readistët edhe…

Fiksi – Po.

Isufi -Të gjithë u shperndan.Në atë konteks (theu) do ikte.Po kjo bëri ca gabime, mendoj unë praktike, kjo bëri sikur filloj të shante Llambin, sikur se njihte, sikur s’kishte miqësi. Gjë që të tjerët e dinin që e kishte, çdokush do ta kishte, kush nuk donte ta kishte mik ministrin. Kjo donte te hiqeshe si më kryetare, si më revolucionare, ku ta di unë, të distancoheshe. Kjo irritoi grupin tjetër, që gjeti sebepin dhe me të ra. Pra qe një konflikt i brendshme, nuk ishte konflikt i grupeve të kardiologjisë që donin të ishin më influencial, në atë kohë. Ç’është e vërteta këto i gjuante edhe Ylli Popa, si shef i tij, edhe i kishte edhe i përplaste me njëri- tjetrin. Kishte shumë gjëra bizantine, në vetë sistem.

Fiksi – Mu më ka çuditur, me aq sa kam.. ose si ma shpjegoni që Miltua megjithëse punonte te Neti, u perjashtua shumë vonë nga partia sesa kjo dhe kaq e forte ishe kjo përplasje sa kjo të merrte një masë të tillë ekstreme?

Isufi – Po ja pra, masa ekstreme nisi si pasjoje e acarimit te saj me grupin e organizates se partise që e propozoi këtë. U acarua kjo vetë, d.m.th kjo denoncoi ca të tjerë, tani s’po themi emra, demostroi ca të tjerë, ky ka lidhje me këtë, ky ka lidhje me këtë, ky është kështu, ky është ashtu. Këta të tjerët i moren hakun, po të jetë për mua ishte Margarita (…..) Ishte tipi i saj që donte të dominonte, ishte mësuar me pushtete, nuk realizohej dot që nje situat të re ajo duhet të rrinte shumë më urte.

Fiksi – Ju çfarë pozicjoni kishit në atë kohë?

Isufi – Unë s’kisha ndonjë pozicjon, unë madje në ato vite isha mënjanuar dhe andej nga pozita ku kisha,është histori e mbyllur.Unë nuk kisha pozicjon por ishaq anëtar i grupit

Fiksi – Ajo që më lë mua pak si të habitur, sepse unë pak a shumë e di atë kohë, psikologjinë, mentalitetin etj. Por më ka bërë përshtypje, si është e mundur them, se di. Krejt formale të përjashtohet nga partia, pse duhet të ….

Isufi – Ti kot i hyn eksplorimit të kësaj teme. Margarita e di historinë më mirë se kushdo tjetër, nëse ajo e fsheh këtë histori, atëhere duhet fshehur historia.

Fiksi – Ajo se fsheh, unë e kam takuar atë, kam biseduar gjër e gjatë me të.

Isufi – Edhe unë e kam takuar, flasim, jemi miq

Fiksi – Ajo thotë që gjithë këtë punë ma ka bërë Sali Berisha.

Isufi – Ajo mund të ketë arsyet e saja, por ajo i di historitë e saja se si…Por them se dhe ajo në atë kohë, nuk diti të adaptohesh me… nuk ishte koha që Margarita të godiste njërin apo tjetrin aq më tepër ato që i kishte koleg. Shiko, Miltua është tjetër gjë…burri i Miltos ishte Margarita, nuk është se burri i Margaritës ishte Milto, ishte Margarita burri i shtëpise. Ishte temperamenti i saj i tillë, ishte e shkathët, e fortë, donte sukses, ishte kapriçoze, donte…edhe punonte. Por unë të them të drejtën, them që ishte mjeke e mirë, mund të ishte bërë mjeke e mirë, por nuk është se historia e saj u komplikua në rrjedhje e sipër, nuk kishte arsye përse të shenohesh Margarita për tu goditur. Nuk është se ikja e Margaritës favorizonte njeri në grup, të jesh i sigurt. Ata se kishin qef, unë s’isha kardiolog, por e njihja si histori se aty është një organizatë. Margarita në ca kohë ishte shumë e fuqishme, në parti, organizatë, ishte zv. sekretare… donte të dominonte, ishte tip dominativ dhe me këtë kishte krijuar armiqësi. Dhe miqësinë me Llamin e servirte si forcë të saj. Shëmbja e tyre duhet ta bënte Margaritën më realiste, ajo kujtoi se ishte e pa prekshme, s’kishin ç’i bënin se ishte kështu, aty e llogariti keq. Për mendimin tim, kjo qe historia. E para, Margarita e di më mirë historinë.

Fiksi – Më ka folur ajo, por unë kam frikë mos bie viktim e saj, se çdo njeri duke i hequr krahet nga vetja, tregon atë anën pozitive dhe fsheh atë…sepse ajo thotë që “Organizata e Partisë” mund të merrte katër masa, vërejtje në kartën e regjistrimit, vërejtje me para lajmërim, përjashtim nga partia dhe nuk e di… Ndërsa ajo tha: Neve na kanë marrë, na kanë internuar në Kavajë, do na çonin në Kryevith, me ushtarë të armatosur. Këtë nuk e besoj, i thashë.

Isufi – Jo.

Fiksi -Edhe kjo d.m.th, përjashtimi i saj, se ju keni qënë në një organizatë me të, masa e saj cila ishte konkretisht?

Isufi – S’mbaj mënd, ka kaluar aq shumë kohë, dhe mua nuk..të them të drejtën nuk e mbaj mënd se kush ishte.Mbaj mënd që qe një histori e gjatë, hyri komiteti i partisë… pati shumë. Di dhe këtë, që Margaritës iu bë letra, por nuk ka qenë e lidhur me Margaritën si person por me Milton. Janë hequr të gjithë edhe të Gardës edhe oficerët e tij edhe shoferët e tij.Janë përzënë nga Tirana. D.m.th ata do iknin nga Tirana sepse i gjithë grupi i Mehmet Shehut do ikte nga Tirana. Ndonëse përshpejtimin e këtij proçesi ndoshta e bëri kjo, u krijua ky konflikt. Nuk i di detajet të them të drejtën. Unë e kam takuar Margaritën në plazh.

Fiksi – Tani pas kaq vitesh si e gjykon këtë fenomenin Margarita?D.m.th përjashtimin e saj, dëbimin e saj…

Isufi – Si e gjykoj… Tani shiko e gjitha kjo histori se si funksiononte ishte një “qorbë e prishur”,Margarita ishte pjesë e saj. Ishte edhe pjesë, edhe viktimë. Nuk them që Margarita është viktimë, nuk e them dot. Unë e njoh nga afer, se ti mund ta njohësh Margaritën por duhet të spostohesh në kohën kur flasim.

Fiksi – Jo unë nuk e njoh.

Isufi – Po mor po. Reagimi i njerëzve bazohet në atë element, në atë kohë nuk mund të bazohet dot në perceptimin e sotëm. Natyrisht mua më ka ardhur keq që iku por unë s… Shiko kjo ishte pjesë e kohës tani, çfarë tu them unë, sa veta iknin. Unë u thashë që kanë ikur oficerë, kanë ikur shoferë. Percptimi i njerëzve ishte që po je i afërt i një të madhi i cili gabon je i infektuar nga tradhëtia. Margarita ishte një mjeke e mirë, e zellshme, energjike, me pasion profesional. Kush e nisi çukën i pari? Nuk di të ta them se unë nuk kam qenë brenda as në kardiologji e as ndihmës i tyre. Por u ndanë në grupe, disa pro e disa kundër. Ora e Margaritës iku mbrapsht. Ra M.Shehu, pastaj ra Llambi. Margaritës nuk i është bërë persekutim, p.sh kavajasit e kanë pritur shumë mirë, as nuk është se ka patur ndonjë armiqësi shteti me ata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img